Bujar Kapexhiu rrëfen fillimet në film: U gjenda rastësisht me një rol te “Dueli i  Heshtur”, edhe sot më mbajnë inat… (VIDEO)

Ka qenë një puntatë speciale ajo e 31 dhjetorit në “Rreze Dielli”, me Bujar Kapexhiun dhe Marsela Cibukaj, të cilët  në një tryezë të dekoruar fiks si për një familje, u diskutua gjatë në lidhje me eksperiencën e tyre si prezantues të Festivalit të 11 të Këngës, të rikthyer pas 47 vjetësh në Bunk’art1, ku Bujar Kapexhiu provoi për herë të dytë shijen e prezantimit të këngëve që shenjuan historinë, kurse për  Marsela Cibukaj ishte eksperienca e parë si prezantuese. Një nga ato bisedat e ngrohta, që të lë shijen e mirë se në këtë vend ka njerëz të mëdhenj, të cilëve u ‘kanë hije’ edhe historitë që tregojnë, kaluan më shumë se 50 minuta të emisionit special të ditës së fundit të vitit 2019.

Si një artist në shpirt e si një njeri që i ka dedikuar gjithë jetën e tij të bërit art, Bujar Kapexhiu rrëfen ashtu, me thjeshtësinë që e karakterizon deri në madhështi, fillimet e tij në botën e filmit.

E konsideron fat dhe rastësi të gjendurit papritur në një rol në një nga filmat më të njohur të kinematografisë shqiptare, “Dueli i Heshtur”.

Në atë kohë kam qenë në vitin e katërt në Akademinë e Arteve, studioja për aktor. Regjisori Saimir Kumbaro, i cili ishte student në vitin e tretë, më thotë që do të konkuronte për rolin e Skënderit, më tha që hajde të më ndihmosh. I thashë jo, sepse nuk jam për film, dua vetëm teatër. Shkova për të ndihmuar atë. Në sheshin e xhirimit ishte Ndrek Luca. Regjisori Dhimitër Anagnosti më tha që do të interpretosh krah Ndrekës. Për këtë rol kishte bërë provë edhe Vangjush Furxhi, kishte bërë kinoprovë Guljelm Radoja, edhe Robert Ndrenika, të cilit edhe sot i vjen inat pse e mora unë këtë rol (qesh). Keshtu nga bankat e shkollës, shkova të luaja në një rol në film” shprehet Bujar Kapexhiu.

Pas bisedës së këndshme, aktori Bujar Kapexhiu, Marsela Cibukaj, moderatorët shijuann ushqimet e përgatitura me mjeshtëri nga zonja Vjollca, e cila iu bashkua tryezës për të trokitur gotat e për të uruar nga studio e “Rreze Dielli” “Gëzuar” për çdo shqiptar.

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja