Bujar Kapexhiu vë në tehun e
ironisë, diplomatët ndërkombëtarë

Bujar Kapexhiu vë në tehun e<br />ironisë, diplomatët ndërkombëtarë
TIRANE - Është çelur mbrëmë në Qendrën e Informimit të Europës në Tiranë, ekspozita e karikaturës politike “To Europe” (Drejt Europës) e autorit Bujar Kapexhiu.  Kapexhiu dallohet për majën e mprehtë të lapsit dhe për ironinë e tij elegante të mishëruar në karikaturat e tij të botuara ne shtypin e përditshëm apo në publikime të tjera.

Karikaturisti Bujar Kapexhiu vë në tehun e ironisë jo vetëm politikanët shqiptarë, por edhe diplomatët ndërkombëtarë si ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, si dhe ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu; nuk kursen asnjë nga figurat politike kur bëhet fjalë për situatat e vështira politike dhe ekonomike që kalon vendin ynë si rrjedhojë e abuzimit të politikanëve shqiptarë.

Bujar Kapexhiu është i vetmi deri më sot në Shqipëri që merret me karikaturën politike! Ato duken sikur iu japin një kuptim më serioz ngjarjeve edhe pse të bëjnë shumë për të qeshur. Qortimet që bëhen me humor, me sa duket ndikojnë më shumë. Karikatura të politikanëve të ndryshëm, të secilës parti janë çdo ditë në majën e lapsit të Bujar Kapexhiut. Përmes tyre, fare mirë mund të lexosh problemin kryesor të ditës.

Kapexhiu thotë se “Unë nuk i fyej dhe nuk i denigroj figurat, por në karikaturë vendos fjalën e tij, pozicionin e tij, vendos atë që ka thënë ai, por në një mënyrë më humoristike në marrëdhënie me njëri-tjetrin”. Në ekspozitë gjendet edhe karikatura për Sali Berishën, Edi Ramën apo ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topallin, politikanin Pandeli Majko, etj.

Kapexhiu njihet si mjeshtër i karikaturës ku para viteve 90 ka botuar në gazetat “Drita”, “Zëri i popullit”, “Bashkimit” etj, dhe kryesisht në revistën “Hosteni”. Gjithashtu Kapexhiu ka marrë pjesë edhe në shumë ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, ku nuk kanë munguar edhe çmimet.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)