Bujar Leskaj nuk do të rikandidojë për në krye të KLSH

Bujar Leskaj nuk do të rikandidojë për në krye të KLSH

Bujar Leskaj

Kryetari të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, nuk do të rikandidojë për një mandat të dytë në krye të institucionit më të lartë të kontrollit financiar në Shqipëri. Mandati i Leskaj përfundon në fillim të dhjetorit, ndërkohë që Kuvendi po përgatit nisjen e procesit për zëvendësimin e tij. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka deklaruar për Top Channel, se vetë z. Leskaj i është drejtuar me një letër Kuvendit ku njofton afatin për përfundimin e mandatit të tij, ndërkohë që ka nënvizuar se nuk kërkon një mandat të dytë.

“I është drejtuar Kuvendit me një letër të qartë, ku konfirmon që nuk do të vazhdojë me kërkesën për një mandat të dytë pavarësisht vullnetit të Presidentit apo institucioneve të tjera që kanë detyrimin kushtetues për të nominuar kandidatura të mundshme. Kuvendi i është drejtuar, ose do t’i drejtohet presidentit të Republikës me një letër për të patur në vëmendje pikërisht këtë gjë dhe nisjen e procedurave për të thirrur kandidatura të mundshme”, tha Braçe. Sa i takon zgjedhjes së kryetarit të ri të KLSH, Braçe ka pohuar se do të zbatohen proceduar ligjore.

“Në detyrën time si kryetar i Komisionit të Ekonomisë, por edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë kam detyrimin që të respektoj kriteret që ka vendosur ligji për kandidaturën e kryetarit të KLSH, në rast se më pyesni pastaj për një marrëveshje politike do të doja t’iu kujtoja që e drejta e propozimit është e Presidentit jo e Kuvendit, Kuvendi thjesht përzgjedh me votë midis kandidatëve që sjell Presidenti. Ne kemi vendosur që kësaj radhe të aplikojmë standardin e Vetingut për të gjithë kandidaturat që paraqiten në Kuvendin e Republikës së Shqipëri për detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, thotë Braçe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion