Nishani në '5 Pyetjet': PD s'bëri asnjë analizë, u mbrojt Basha dhe paaftësia e tij! Ai është sot 100 mijë kilometra larg perceptimit si Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË-Kuvendi Kombëtar i PD duhet të shërbente në radhë të parë për të thënë të vërteta. Për ish-kreun të Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, asgjë nuk ndodhi në këtë Kuvend përveçse u mor në mbrojtje Lulzim Basha dhe paaftësia e tij. Sipas tij një nga të vërtetat e mëdha është se si në këtë situatë PD nuk ka qenë kurrë.

I ftuar sonte në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Nishani tha se asnjë analizë nuk u bë në Kuvend, analizë reale me arsyet e vërteta të këtij rezultati më të keq se edhe ai i vitit 2013 kur PD vinte pas 2 mandateve qeverisje.

"Këshilli Kombëtar duhet të ishte bërë dhe organizuar në raport me çka ngjarë por u zhvillua sikur asgjë s'ka ngjarë . PD u konfirmua edhe një herë në opozitë, me një rezultat më 25 prill edhe më të dobët se viti 2013. Vinte në këtë Këshill me një situatë me një përçarje të madhe brenda PD, grupe të ndryshme, interesa të ndryshme, problematikë të madhe pas zgjedhjeve. E gjendur në këtë situatë PD duhet të ndërtonte një platformë konkrete. Analiza duhet të bëhej në radhë të parë në terren", tha Nishani.

Për Nishanin PD duhet të përmirësojë perceptimin që ka në publik. Sipas tij Basha është sot 100 mijë kilometra larg perceptimit si Kryeministër i Shqipërisë. Në një deklaratë të bërë paraditën e sotme Bujar Nishani e ka cilësuar Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike një Teatër absurd. Në deklarata Nishani nënvizonte se shpëtimi i partisë nga “kthetrat” e Lulzim Bashës është një mision.

Ndër vendimet që u prodhuan nga Kuvendi Kombëtar ishte lista me 300 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ku u lanë jashtë dy nga zërat kritik të Lulzim Bashës, Arben Ristani dhe Edith Harxhi, pjesë e "grupit për PD-në". Sa i takon Nishanit, Agron Shehajt dhe Fatbardh Kadillit, ato “shpëtuan”, për shkak të pozicioneve politike që mbartin, më konkretisht ish-president, deputet dhe anëtarë i kryesisë. Në këtë Kuvend u ndryshua edhe statuti i partisë, ku u morën për bazë vetëm propozimet e Lulzim Bashës.

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan: 20/07/2021 09:01

    Edhe ti njesoj si ata je kapterr i bindur i Saliut. Tani tu prishen interesat dhe po flet se u mprehe per te qene Kryetar Partie.

    Përgjigju
  • Flori: 20/07/2021 02:11

    Ik o nishan ,,,mos rri ne partine e malokeve;,ata te duan aty sa per dekor...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur