I ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV, Mjeshtri i Madh i muzikës popullore, Bujar Qamili ka rrëfyer planet e tij për të sjellë këtë verë 2 këngë të ripërpunuara me prezantuesen e famshme Luana Vjollca.
Po përgatis një remix me 2 këngë me Luana Vjollcën. Po kam hallin si do vishem kur të realizojmë videoklipin. Unë e di si do vishet ajo, por kam hallin si do vishem unë, ishalla s'po më kërkon me u vesh me pantallona të shkurtra.
Këngëtari Bujar Qamili
I pyetur pse pikërisht një bashkëpunim i tillë me prezantuesen bukuroshe që së fundmi ka nisur të sprovojë veten edhe në fushën e muzikës, Qamili u shpreh se ishte një dëshirë e vetë Luanës.
Ideja dhe mendimi që më ka shfaq ajo është shumë interesant. Besoj do jetë një nga hitet e verës. Sot kisha me u taku me Luanën por ma keni marrë ditën ju. Kjo është thjesht për ti realizuar një dëshirë Luanës.
Këngëtari Bujar Qamili
I ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV, këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili ka shpjeguar deklaratën e bërë pak kohë më parë se ai i blinte parfume për dhuratë të dashurës.
I pyetur nga moderatorët e emisionit Alban Musa dhe Erjona Rusi, se si qëndronte e vërteta e kësaj deklarate të bujshme, Mjeshtri i Madh u përgjigj:
Shiko gazetarët i dua shumë, por më duket se këtë deklaratë ma kanë deformuar. Më duket se e kam thënë tek Rozi Radi (emisioni Boom) por ma ka deformuar. Po kush qenka ai burrë trim që thotë se i blen parfume dashnores? Unë e kam shumë shoqe Rozin, ajo thotë që e kam thënë unë, por për Zotin moj Roz vetëm mos të takofsha. M'i ka ik pak muhabetit, më duket.
Këngëtari Bujar Qamili
Qamili shpjegoi se ai ka shumë "të dashura" dhe ato janë fansat e tij që ai i do shumë, frazë kjo që shkaktoi të qeshura në studion e "Rreze Dielli".
Unë kam të dashur, por të kam ty, kam Albanin, pra kam publikun.
Këngëtari Bujar Qamili
Mjeshtri i Madh i muzikës popullore ishte i ftuar sot në emisionin "Rreze Dielli" për të folur mbi koncertin e tij recital që mbajti në 20 maj në Pallatin e Koncerteve në Tiranë por edhe përgatitjet që po bën për një këngë të re.