Bujar Qamili ‘në sherr’ me Rozana Radin për deklaratën e dashnores: Rozi vetëm mos të takofsha

Bujar Qamili ‘në sherr’ me Rozana Radin për deklaratën e dashnores: Rozi vetëm mos të takofsha

I ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV, këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili ka shpjeguar deklaratën e bërë pak kohë më parë se ai i blinte parfume për dhuratë të dashurës.

Shiko gazetarët i dua shumë, por më duket se këtë deklaratë ma kanë deformuar. Më duket se e kam thënë tek Rozi Radi (emisioni Boom) por ma ka deformuar. Po kush qenka ai burrë trim që thotë se i blen parfume dashnores? Unë e kam shumë shoqe Rozin, ajo thotë që e kam thënë unë, por për Zotin moj Roz vetëm mos të takofsha. M'i ka ik pak muhabetit, më duket.

Këngëtari Bujar Qamili

Qamili shpjegoi se ai ka shumë "të dashura" dhe ato janë fansat e tij që ai i do shumë, frazë kjo që shkaktoi të qeshura në studion e "Rreze Dielli".

Unë kam të dashur, por të kam ty, kam Albanin, pra kam publikun.

Këngëtari Bujar Qamili

Mjeshtri i Madh i muzikës popullore ishte i ftuar sot në emisionin "Rreze Dielli" për të folur mbi koncertin e tij recital që mbajti në 20 maj në Pallatin e Koncerteve në Tiranë por edhe përgatitjet që po bën për një këngë të re.


Lajmi kryesor:

Bujar Qamili dhe Luana Vjollca së shpejti me 2 këngë, këngëtari: Kam hall çfarë do të vesh gjatë videoklipit


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës