Bujqësia “BIO”- Sipërfaqja e tokës së çertifikuar arrin në 274 mijë ha
TIRANE, 5 Gusht /ATSH-E.Xhajanka/- Bujqesia shqiptare, po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët dhe tregun, me produktet e saj “BIO”. Nje grup specialistësh nga izraeli po vizitojnë fermat bujqësore bio, në disa rrethe të vendit tonë, dhe po studiojnë nga afer kapacitetet e bujqësisë shqiptare. Sipas statistikave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, janë […]
Bujqesia shqiptare, po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët dhe tregun, me produktet e saj "BIO". Nje grup specialistësh nga izraeli po vizitojnë fermat bujqësore bio, në disa rrethe të vendit tonë, dhe po studiojnë nga afer kapacitetet e bujqësisë shqiptare.
Sipas statistikave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, janë rreth 274, 413 hektarë tokë, ose sipërfaqje e çertifikuar bio ku kultivohen 440 ha prodhime bujqësore dhe 273.972 janë bimët e egra medicinale/aromatike. Ndërsa në total numri i operatorëve organikë që në vitin 2013 kap shifrën e 137 fermave, prej të cilëve 126, 25 janë kultivues/përpunues, 14 janë grumbullues dhe 17 janë eksportues të prodhime bio. Ndërsa synohet që sipërfaqja e tokës së çertifikuar për prodhimet bio, të rritet më shumë.
Enver Isufi, profesor i bujqësisë organine, shprehet se, politikat e ministrisë së Bujqësisë për përfshirjen e Bujqësisë Organike në skemat mbështetëse kombëtare, po ndikojnë në rritjen e kapaciteteve të prodhimit bujqësor bio. Edhe pse në ngastra të vogla toke, fermeret mund të ofrojne prodhime konkurrente me cilesinë e tyre, bio, thotë Isufi. Ndërsa thekson se, rëndësia e këtij sektori, me një kontribut të veçantë në eksporte, ka nxitur MBZHRAU të bashkëpunojë me Ministritë e linjës dhe organizma të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare si Ministrinë e Mjedisit, IBB, CIHEAM, etj., lidhur me menaxhimin e mbetjeve dhe monitorimin e nitrateve në tokë si dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe përafrimin e legjislacionit me standartet e BE-së. Prodhimet "Bio" me kontrollin e mbetjeve në ambjent, përveç të tjerash, garantojnë ruajtjen e Biodiveristetit dhe luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e agroturizmit shqiptar.
Për të ruajtuar dhe mbrojtur vlrën e prodhimeve autoktone bio, Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve (ESHFF), institucion në vartësi të MBZHRAU, siguron pastërtinë e rregullat e prodhimit, çertifikimit, regjistrimit dhe tregtimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, përfshirë dhe atë organik. Në ESHFF është dhe laboratori i referencës për këtë qëllim. Ndërsa Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, menaxhon kontrollin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, përfshirë dhe atë organik, në treg, dogana, pika grumbullimi/ruajtje, etj., për sigurimin e respektimit të rregullave të tregtimit dhe pastërtisë fitosanitare të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor/organik. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) është Qendër Reference në kontrollin e sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve, përfshirë atë organik.
Aktualisht, me hartimin e draft strategjisë së re për Zhvillimin Rural, në kuadër të IPA II (2014-2020), bujqësia organike po merr një rëndësi edhe më të plotë me futjen e saj në masat mbështetëse të IPAs./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
17.4%
-
Gafë
76.4%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 872
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!
8 Janar, 23:02
-
Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama merr 80 mandate, Berisha tkurret në 46! 12 deputetë nga partitë e reja, 2 u mbesin të ‘vjetërve’
8 Janar, 22:41
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
8 Janar, 22:36
-
Sondazhi për zgjedhjet në Report Tv/ PS ruan rezultatin në Vlorë! Berisha tkurret me 2 mandate, i marrin partitë e reja! Si voton diaspora
8 Janar, 22:24
-
Itali/ Po trafikonte 34,5 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! Droga iu gjet në makinë dhe banesë
8 Janar, 22:16
-
Sondazhi për zgjedhjet në Report Tv/ PS merr 6 mandate në Korçë me 49.2% të votave, PD humb 1 mandat! Ja kë votëbeson diaspora
8 Janar, 22:09
-
Sondazhi për zgjedhjet në Report Tv/ Rama korr 60.2% të votave në Berat, merr 6 mandate! Berisha në ‘pikiatë’, humbet 1 mandat
8 Janar, 21:50
-
NJË NGA NE/ Vlonjati i verbër që mban familjen me punën si DJ: Nëse ngulmojmë, jemi më të aftë se një person normal!
8 Janar, 21:46
-
Ministri italian i Mbrojtjes: Ushtria jonë është e detyruar të ketë satelitët e Elon Musk
8 Janar, 21:43
-
Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025
8 Janar, 21:30
-
Sondazhi për zgjedhjet në Report Tv/ PS e PD ruajnë rezultatin në Fier, Rama 9 mandate, 6 për Berishën! 1 deputet nga partitë e reja
8 Janar, 21:26