PRISHTINË- Qeveria e Kosovës duhet të vendos në një pozitë më të favorshme bujqësinë, pasi ky sektor paraqet degë parësore në zhvillimin ekonomik të vendit, u theksua gjatë tryezës shkencore 'Ujitja në Kosovë', menaxhimi i ujërave për bujqësi të qëndrueshme, organizuar nga
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës..
Sipas KosovaPress, një nga organizatorët, Bashkim Kabashi, tha se "deri tani janë ndërtuar gjashtë rezervuare në Kosovë, por për të ardhmen, pasi duhet të realizohen sisteme të reja, e vetmja rrugëdalje është ndërtimi i 28 rezervuarëve të rinj".
Ai tha se prodhimtaria nga ujitja rritet për 3.4 herë më shumë e se në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së sipërfaqes bujqësore.
"Ne si maksimum të prodhimtarisë llogarisim vitin 1989-90, atëherë është arritur maksimumi i prodhimtarisë. Nëse qeveria e ardhshme nuk e vë në pozitë më të favorshme bujqësinë, ne do të humbasim edhe më tutje", theksoi Kabashi.
Kurse, referenti tjetër Ruzhdi Pllana, tha se bujqësia është degë parësore e zhvillimit të vendit.
"Vlerësohet se ujitja në Kosovë është ndër më të vjetrat në Ballkan", shtoi Pllana.
Kjo tryezë shkencore kishte për qëllim që përmes gjuhës së studiuesve, ekspertëve, Akademia e Shkencës dhe Arteve të artikulojë shqetësimet në lidhje me rolin dhe rëndësinë, e përdorimit të tokave, ujitjes dhe nevojave që shteti t'i japë prioritet bujqësisë, si themel i zhvillimit ekonomik.
Në këtë tryezë u trajtuan tema dhe probleme të ndryshme nga profesorë e ekspertë të njohur të bujqësisë, si karakteristikat agroklimatike dhe agrometeorologjike në zonat e ujitjes së tokës në Kosovë, ujitja dhe menaxhimi i ujërave sipas legjislacionit pozitiv në Republikën e Kosovës, kualifikimi i burimit ujor në ujitje, efekti i sasisë së reshjeve në përmbajtje minerale të disa lloj foragjereve në lokalitetin e Prishtinës./ATSH/
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
34.5%
Vota total: 748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkimi shkencor/ Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e shkencës
18 Tetor, 19:36
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor, 08:33
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 16:12
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt, 22:29
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt, 19:53
-
Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)
11 Janar, 14:42
-
Akademia e Shkencave miraton Statutin e ri, pati kundërshtime pasi ligji për ‘Shkencat’ s’ka kaluar ende në qeveri
10 Janar, 12:31