Moti i keq dëmton të mbjellat në Kukës e Korçë, fermerët në Report Tv: Shteti të na ndihmojë! Zv.ministri: Duhet të ndryshojmë politikat, synimi ynë, të jemi pranë jush

Kushtet klimatike ka bërë një sektori i Bujqësisë të jetë më i dëmtuar, krahasuar me vitet e kaluara. Në Studio Live me gazetarin e Report Tv Arbër Hitaj evidentuan dy problematika shumë shqetësuese nga vetë fermerët në një bashkëbisedim me zv ministrin e Bujqësisë, Arian Jaupllari në qarkun e Korçës dhe në Kukës.

Fermeri Hoxha evidentoi problematikën që u ndesh në terren këtë vit ku si rrallë herë pari një krizë patatesh në zonën e Shistavecit, ndonëse mbahet si një ndër zonat më pjellore për këtë produkt. Problemin, fermeri e paraqiti gjatë emisionit teksa zv ministri e garantoi se do të ketë më shumë bashkëpunim madje edhe do i takojë fizikisht për të ndarë shqetësimin e tyre.

Pjesë nga diskutimi:

Fermeri Hoxha: Që të bëhemi bashkë dhe të bashkohemi janë disa kritere që do duhen zbatuar. Duhet ta shohim me një sy tjetër problemin e fermerëve.

Jaupllari: Nuk ka formë që me një kamion patate të bëhesh faktor

Fermeri: Na duhet një organizim, nga ana e shtetit. Duhet ta dimë sesi të punojmë.

Jaupllari: E kuptoj shqetësimin tuaj, unë do jem i interesuar vetë dhe do vij t’iu takoj.

Fermeri: Mos shiko fermerë që nuk janë me numër nipti, unë mbjell 1 hektarë ose 2 dylym e gjysmë duhet të jemi në vëmendje.

Edhe Korça pati një goditje të madhe në sektorin e bujqësisë konkretisht nga dëmtimi i mollëve për shkak të breshrit. Zv ministri tha se një zgjidhje është rrjetëzimi i tyre në mënyrë që mos të kenë më të tilla shqetësime. Por, fermeri Daniel Spahiu propozoi që shteti t’ua garantojë rrjetëzimin pasi kushton shumë dhe tregu është ‘anemik’.

Pjesë nga diskutimi:

Jaupllari: Kam shkuar dhe në Korçë dhe kam takuar fermerët që patën probleme me të mbjellat nga breshëri. Çdo vit do të ketë breshër,. Shira të dendur dhe dëmtime, jo vetëm të mollët po kudo. Sepse moti është shumë i paqëndrueshëm dhe kjo reflektohet edhe tek bujqësia. Të gjitha mollët dhe pemëtoret  duhet të pajisen me rrjete mbrojtëse. Ne kemi diskutuar dhe jemi duke parë mundësinë e një projekti afatgjatë për rrjetëzimin e të gjitha pemëtoreve sidomos në qarkun e Korçës.

Daniel Spahi- fermer: Problematikat janë të shumta nuk janë të momentit. Mirëpo kur kemi dashur t’i mbulojmë me rrjetë ishte kusht kryesor sasia, kusht me 5 dylym. Por kjo për ne është mungesë fondesh, është shumë e vështirë. Sikur të na jepni kredi të butë. Marzhi i fitimit është minimal. As 8%, vetëm djersa e ballit. Duhet 4 mln lekë dylymi t’i mbulojmë me rrjeta. Problematika të tjera janë edhe presidicitet që janë dhe të skaduara edhe më shtrenjtë se në Greqi për shembull.

Jaupllari: Duhet të ndryshojmë politikat, dhe ajo kryesorja që të orientohemi së bashku me fermerët dhe me skemat e mbështetjes. Mendoj se në një afat pak më të gjatë, të fillojmë rrjetëzimin e mollëve, por të jeni të bindur që kushtet e motit mund edhe që rrjetëzimi mos të bëjë punë. Ne jemi bashkë me fermerët dhe do i mbështesim.

Një tjetër tematikë që zv ministri i Bujqësisë preku ishte edhe vaji i ullirit ku tha se problemet nisën për shkak të ndryshimeve klimatike dhe konjukturave të tregut.

‘Ulja e prodhimit mund të jetë e ndejshme dhe natyrisht edhe çmimi i vajit të ullirit. Faktorë klimatikë dhe konjukturat e tregut. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për më të mirën e mundshme që të arrijmë ta kthejmë në favorin tonë edhe jo kontrollin e natyrës.’- tha ai.  

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja