Bujqësia dhe turizmi, dy sektorët me përparësi që po nxiten 

Bujqësia dhe turizmi, dy sektorët me përparësi që po nxiten 

Foto ilustruese

Turizmi, bujqësia dhe “hibridi” i tyre - agroturizmi – janë sektorët që po incentivohen në disa drejtime nga politikat e reja fiskale. Veç tatimit mbi fitimin, është parashikuar edhe lehtësim i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Draftet parashikojnë normë të reduktuar të TVSH-së prej 6% për shërbimet e akomodimit, restorantit apo veprimtarive të tjera, që ofrohen nga subjekti i licensuar agroturistik. Pra, një subjekt agroturizmi do të taksohet me 6 për qind për faturat e restorantit dhe fjetjes, por mbetet në fuqi 20 përqindëshi vetëm për pijet e ofruara.

Sektori i agroturizmit do të jetë një ndër prioritetet e vendit, me qëllim zhvillimin e turizmit në zonat rurale, e shoqëruar kjo edhe me nxitjen e prodhimit dhe tregtimit të produkteve lokale të zonës, theksojnë burime pranë dikasterit të Financë/Ekonomisë. Norma e reduktuar e tatimit mbi fitimin 5% do të aplikohej për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin “subjekt i çertifikuar agroturizmi” deri në dhjetor 2021. Efektet e normës së reduktuar fillojnë në vitin pasardhës pas përfitimit të statusit “subjekt i çertifikuar agroturizmi”.

Ndërkohë që, sa u përket taksave vendore, është vendosur përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve që bëhen në agroturizëm nga personat e pajisur me certifikatë për veprimtari agroturistike. Në këtë mënyrë, biznesi i agroturizmit stimulohet me të njëjtat instrumenta që u përdorën për stimulimin e turizmit elitar me 5 yje.

Kriteret
Tashmë qeveria ka miratuar kushtet që duhet të plotësojë çdo biznes që kërkon të certifikohet në veprimtarinë pritëse agroturizëm. Referuar vendimit kërkohet që subjekti te ketë tokë në pronësi, fermë me kafshë si dhe të prodhojë një sasi të caktuar të produkteve vetë. Po kështu kërkohet që këto subjekte të kenë struktura akomodimi nga 6 deri në 30 por jo më shumë.

Agroturizmi, si veprimtari, mund të zhvillohet në ferma, që plotësojnë këto kritere: të paktën 1 ha tokë të mbjellë me kultura bujqësore ose, minimalisht, 0,5 hektarë sera; ferma blegtorale duhet të mbarështojë, minimalisht 10 krerë gjedh ose 100 krerë dele/dhi apo 200 krerë shpendë (te fermat blegtorale klasifikohen edhe stanet); pranphen edhe ferma peshkimi/akuakulture. Agroturizmi mund të zhvillohet edhe në njësi agrikulturore, që kanë si aktivitet përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit e akuakulturës (si p.sh. pika përpunimi të vajit të ullirit, kantina të përpunimit të rrushit/frutave, pika përpunimi të bulmetit/baxho, peshkut, ferma akuakulture etj.), të cilat janë të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive të agroturizmit.

Subjektet, që zhvillojnë veprimtari pritëse të klasifikuar si “Agroturizëm”, duhet të ofrojnë, minimalisht, njërin nga shërbimet e mëposhtme: akomodim; ushqim dhe pije; veprimtari argëtuese/çlodhëse, të lidhura me fermën ose mjedisin përreth. Subjektet agroturistike, që ofrojnë akomodim, duhet të kenë një kapacitet nga 6 deri 30, por jo më shumë, dhoma pritëse. Akomodimi mund të ofrohet edhe në formën e fushimit, me ambiente për vendosjen e çadrave apo të makinave të fushimit.

Struktura pritëse, ku ofrohet ushqim dhe pije, duhet të ketë, minimalisht, 6 deri në 60, por jo më shumë, tavolina. Ushqimi dhe pijet e ofruara në subjektet agroturistike duhet të jenë me origjinë nga ferma (të prodhuara ose të përpunuara në fermë/njësinë agrikulturore), minimalisht në 30% të sasisë së tyre. Nga 30% deri në 70% të produkteve ushqimore/pijeve lejohet të jenë me origjinë lokale, të prodhuara apo të përpunuara nga prodhues lokalë, që kryejnë aktivitet në bashkinë ku ka selinë agroturizmi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite