Aktiviteti bujqësor pati një zgjerim më të shpejtë gjatë tremujorit të parë të vitit 2014 duke u bërë faktor i rëndësishëm për kontributin e saj në Prodhimin e Përgjithshëm Bruto (PPB).
Sipas të dhënave zytrtare nga Banka Qendrore, kontributi i bujqësisë në GDP nga matjet e fundit rezulton se është 18.9% duke pasur një tendencë rritëse. Ndërsa vlera e shtuar nga aktivitetet e bujqësisë, gjuetisë dhe pyjeve, shënoi rritje vjetore me 3.1%, një normë më e lartë kjo, krahasuar me normën vjetore 1.6% të regjistruar tremujorin e mëparshëm.
Megjithatë, performanca e sektorit të bujqësisë mbetet nën normën mesatare historike të zgjerimit 4.9%. Prodhimi bujqësor, i gjuetisë dhe pyjeve, llogaritet të ketë kontribuar me 0.7 pikë përqindje në rritjen e vlerës së shtuar në ekonomi. Zgjerimi me ritme më të larta i këtij prodhimi u pasqyrua edhe nga rritja e eksporteve të produkteve bujqësore. Të dhënat indirekte të tregtisë së huaj dhe të çmimeve të produkteve bujqësore në vend mbështetin vijimin e zhvillimeve pozitive të sektorit bujqësor edhe gjatë tremujorit të dytë.
Në vitet 1990, kur kontributi në GDP matej me një metodologji tjetër, bujqësia jepte 50% të GDP. Ndërsa me metodën që matet sot, që zbatohet që prej vitit 1996, kontributi i saj ka qenë 36%. Kulmi më i dobët i kontributit të bujqësisë ka qenë në vitet 2006-2008 me 16.5%. Rënia ka qenë e natyrshme, lëvizjet demografike, emigracioni, bënë që roli i bujqësisë të ishte me pak i spikatur.
Ekspertët vlerësojnë se, sot është pozitiv fakti që bujqësia po tregon një tendencë rritëse në 3-4 vitet e fundit. Inkurajuese është që ky trend është në rritje, kjo falë kthimit të vëmendjes te bujqësia dhe skemës së rimbursimit të fermerëve./ATSH/
/Shqiptarja.com