TIRANE - Silvio Pedrazzi drejtori i përgjithshëm i bankës 'Intesa San Paolo' në Tiranë, në një intervistë për 'A1 Report', sqaron se për këtë vit fokusi kryesor i bankës që drejton, do të jetë dhënia e kredive ndaj sektor bujqësor. 

"Duhet të bësh bisnes në mënyrë inteligjente, duke e ditur që mundësitë janë të shumta, duhet tju bëjmë të qartë gjithë investitorëve italiane , cilat janë fushat e investimit në Shqipëri dhe mundësitë që ofron ky vend. Jemi optimistë sepse kemi marrë sinjalet e para konkrete të interesimit dhe jam i bindur se ky vit, 2014 do të jetë shumë i mirë për Shqipërinë. Ne jemi përcaktuar si një bankë e ekonomisë reale, ndaj dhe jemi shumë të orientuar për të financuar të gjitha iniciativat që zhvillojnë sektorin prodhues, sektorin turistik, agrobiznesin në 360 gradë. Jemi të mendimit se në këto sektorë Shqipëria ka mundësi të mira dhe si bankë italiane i njohim shumë mirë këto sektorë. ndaj edhe një herë jemi partner natyrorë sic tha dhe kryeministri sot. Unë do të shtoja dy fjalë kyc në botën e agrobiznesit, cilësi dhe teknologji, këto janë ato që duhet të kërkojë Shqipëria dhe i referohem të gjithë sektorëve prodhues." tha Silvio Pedrazzi, CEO i 'Intesa San Paolo Banka'

intesa me logo
(Në foto: Silvio Pedrazzi dhe Alberto Prestopino gjatë intervistës për 'A1 Report')

Ndërsa përgjegjësi i sektorit të shitjes Alberto Prestopino, jep detaje për zonat kryesore që kanë potencial të madh ne bujqësi. 

"Natyrisht ne i referohemi të gjithë fushës agro-ushqimore që në Shqipëri ka një potencial të lartë por edhe nevojën për mbështetje dhe jo vetëm financiare. Ne padyshim që kemi nevojë për të tërhequr investime dhe Italia është një vend natyror të themi për investimet në Shqipëri por ka nevojë për inovacion dhe për të rinovuar parkun e makinave bujqësore, ka nevojë për të ndërtuar edhe magazina. Kemi ngritur edhe një model që do të japë mbështetjen aty ku është e nevojshme, e kam fjalën për fushat me aktivitet më të madh prodhues në fushën e bujqësisë si Lushnja, Fier, Gjirokastra, Saranda, Korça apo Shkodra." u shpreh Aleberto Prestopino 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)