Bujqësia organike, impakt në mbrojtjen e mjedisit
TIRANE, 23 Maj /ATSH/- Prodhimi bujqësor organik vlerësohet nga ekspertët e fushës, si faktor i rëndësishëm që ndikon në zvogëlimin e ndikimeve negative në mjedis. Akademiku i bujqësisë, Sherif Lusha, shprehet se, zhvillimi i bujqësisë “BIO”, krahas përfitimeve që i jep fermerit në prodhimin bujqësor të sigurt dhe shumë të kërkuar nga konsumatori, ndikon në […]
Prodhimi bujqësor organik vlerësohet nga ekspertët e fushës, si faktor i rëndësishëm që ndikon në zvogëlimin e ndikimeve negative në mjedis.
Akademiku i bujqësisë, Sherif Lusha, shprehet se, zhvillimi i bujqësisë "BIO", krahas përfitimeve që i jep fermerit në prodhimin bujqësor të sigurt dhe shumë të kërkuar nga konsumatori, ndikon në menaxhimin e qëndrueshëm të tokës, uljen e përdorimit të plehrave dhe pesticideve në tokën bujqësore dhe rritjen e sipërfaqeve dhe fermave të menaxhuara sipas standardeve të bujqësisë organike.
Lusha thotë se, "një nga objektivat e politikave agromjedisore është të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të pasurive natyrore dhe në zvogëlimin e ndikimit negativ mjedisor të bujqësisë. Në kuadër të saj, ne kemi zgjedhur të përkrahim në masë më të madhe bujqësinë organike në sektorin e perimeve, kultivimin e mollës dhe bimët mjekuese".
Ndërsa, në kuadër të përkrahjes për planet menaxhuese të tokave, Lusha thotë se, politikat e subvencionimit për prodhimin bujqësor organik, do të nxisin më shumë zhvillimin dhe do të garantojnë rritjen e sasisë dhe cilësisë së prodhimit "BIO". Kjo jo vetëm për faktin e gjenerimit të eficencës ekonomike (rritje e të ardhurave) por edhe garantimit të rritjes së cilësisë së jetesës për konsumatorët. Nga ana tjetër, prodhimi organik konsiderohet si avantazh i rritjes së mundësisë së eksportit në rajon dhe më gjerë", thekson Lusha.
Sipas statistikave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, janë rreth 274.413 hektarë tokë të certifikuara. Ndërsa numri i operatorëve organikë kap shifrën e 137 fermave, prej të cilëve 126.25 janë kultivues/përpunues, 14 janë grumbullues dhe 17 janë eksportues të prodhimeve "BIO". /atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
46.9%
-
Gafë
48.9%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 1690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tottenham fiton minimalisht aktin e parë gjysmëfinal të Kupës, Liverpool 'bie' pas 25 ndeshjeve! Frikë për Bentancur
9 Janar, 08:38
-
Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:27
-
Kthjellime gjatë paradites, rikthehen reshjet e shiut gjatë mbrëmjes, parashikimi i motit për sot
9 Janar, 08:20
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ndiqni instinktet tuaja në vendimet që merrni, veçanërisht në vendin e punës, horoskopi për sot
9 Janar, 08:10
-
'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit
9 Janar, 08:09
-
Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri
9 Janar, 08:01
-
SHBA/ Zjarret jashtë kontrollit në Los Anxhelos, përfshijnë edhe Hollywood Hills, shkaktojnë 5 viktima! Presidenti Biden anulon vizitën në Itali
9 Janar, 07:46
-
Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA
9 Janar, 07:20
-
Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (EMRI + VIDEO)
8 Janar, 23:55
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!
8 Janar, 23:02