Bujqësia, Rama: Fermerëve, jo
lëmoshë mbijetese.Liri për veprim

Bujqësia, Rama: Fermerëve, jo<br />lëmoshë mbijetese.Liri për veprim
TIRANE – Bujqësia shqiptare mund të kthehet në një burim mirëqenieje dhe potencial i fuqishëm për të nxitur punësimin, eksportin dhe prodhimin…me pak mbështetje dhe shumë liri për veprim dhe angazhim të drejtëpërdrejtë nga ana e vetë fermerëve.

Në konferencën e Bujqësisë “Bujqësia e rritjes dhe e zhvillimit/ Sfida dhe potenciale”, kryeministri Edi Rama tha se jo detyrimisht rregullat nënkuptojnë më shumë rend ligjor…por sipas tij duhet më shumë iniciativë dhe më shumë mbështetje ndaj fermerit.

“Në një anë të heqim barrierat që pjellin korrupsion, dhe krijojmë mundësi për të krijuar zinxhire vlerash”, tha kreu i qeverisë.

Rama tha se skema e vjetër e qeverisë Berisha, që kishte si burim të rritjes ekonomike, ndër të tjera “marrjen e dhunshme të parave nga ana e kompanive”, u vërtetua se ka dështuar, ndaj sipas tij duhet nxitje e sipërmarrjes së fshatit për ta kthyer atë në një burim potencial ekonomik.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se ka mbaruar një epokë kur të ardhurat vinin nga një rritje e cila bazohej tek dërgesat e emigrantëve, tek “boom-i” i ndërtimeve si një industri e tranzicionit e ngritur në nevojën për hapësira të reja banimi, dhe tek marrja e dhunshme nga ana e qeverisë e parave të kompanive, një lloj kreditimi i dhunshëm i qeverisë, përmes kontratash të papaguara dhe shërbimesh të papaguara. Këto të treja ishin burimet kryesore të një rritje ekonomike, dhe të një modeli që siç ne e kemi identifikuar, kishte shteruar. Të nxisim sipërmarrjen e fshatit bazuar tek vlera që krijohet dhe krijon, vlerë jo bazuar tek idiologjia e lëmoshës. Kërkuam që vetë fermerët të angazhoheshin për të aplikuar me projekte, projekte jo thjesht për të marrë paratë, por për të parë se çfarë kjo që do të sjellë, për të nxitur prodhimin, punësimin, eksportin, duke krijuar shembuj suksesi që të gjenerojnë sukses. Buxhetet tona shtetërore do të jenë gjithmonë të pamjaftueshme përballë kërkesës për rritje në rast se kërkesa nuk do të përballohet në zinxhiere vlerash që do të prodhojnë rritjen”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë solli shembullin konkret të një fermeri, i cili vlerësonte liritë që i janë dhënë.

“Kemi rezultate të prekshme për të cilat një fermer më tha një fjalë që më mbeti në mend, sepse kemi rritje të dukshme të eksporteve dhe kemi gjallërim të ndjeshëm në territor, por s’mund të themi që kjo që ka ndodhur është rezultat i drejtëpërdrejtë i kësaj politike të re, sepse ne po investojmë tani. “Thjesht duke na hequr shtetit si pengesë, duke na larguar nga territoret tona administratën e taksidarëve dhe barrierat burokratike të korrupsionit nëpër dogana, na keni dhënë krahë. Thjesht duke na kthyer dinjitetin si sipërmarrës në fshat, që deri dje kemi qenë të detyruar t’i përulemi çdo lloji të korrupsionit, na keni bërë që të fillojmë të nxitojmë”. 

Panariti: Të identifikojmë fermerin dhe ta formalizojmë atë!
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se në ambicien e institucionit që ai drejton mbetet formalizimi. “Skema e re mbështet pikat e mëdha të grumbullimit, pagesat në dorëzim, sepse kemi qëllim të formalizojmë bujqësinë shqiptare. Ne arrijmë ambicien për ta identifikuar fermerin, për ta regjistruar, dhe për ta formalizuar”, tha Panariti.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në konferencën me temë "Bujqësia e rritjes dhe e zhvillimit/Sfida dhe potenciale"

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia monitorojnë situatën në Varage të Zubin Potokut, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenci

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia monitorojnë situatën në Varage të Zubin Potokut, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenci