Bukë dhe vaj ulliri, ndëthurja perfekte
ushqimi ideal për fëmijët

Bukë dhe vaj ulliri, ndëthurja perfekte<br />ushqimi ideal për fëmijët<br>
Bukë dhe vaj ulliri, një ndërthurje e përsosur. Një ushqim i përballueshëm për të gjithë i thjeshtë dhe i shijshëm, i përshtatshëm për fëmijët, por jo vetëm. Është kombinim perfekt edhe si shoqërues i një vakti me vetëm një pjatë të parë, duke i shtuar për shembull omega 3 të peshkut dhe mikro-ushqyesit e domates. Këtë “klasike” të kuzhinës italiane e ka risjellë sërish në vëmendje një eventr i organizuar nga Assitol, shoqata italiane e industrisë vajore.

"Për të promovuar sërish vajin ekstra të virgjër, kemi menduar për një partner që për mendimin tonë është po aq special, bukën – shpjegoi Angelo Cremonini, presidenti i grupit të vajit të ullirit të Assitol – këto dy elementë kyçë të dietës mesdhetare, të bashkuara në ushqim që mund të hahet në çdo orë dhe që përballohet nga çdo xhep, përbën një kombinim gastronomik të jashtëzakonshëm, edhe falë mundësisë për të provuar shije të ndryshme, si bukësh, ashtu edhe vajrash”.

“Është dëshmuar edhe nga të dhënat shkencore se dy ushqimet përmirësojnë njëri-tjetrin nga pikëpamja ushqyese. Vaji ndërthuret fare mirë me bukën, e cila i ul aciditetin dhe në një dietë të variueshme dhe të ekuilibruar, mund të përbëjë një ushqim të shkëlqyer për fëmijët”, - shtoi Marco Silano, drejtori i njësisë operative Ushqim dhe Shëndet i Institutit Superior të Shëndetësisë. Në Itali ekzistojnë 200 lloje bukësh, me 1500 variante.

Ajo që konsumatorët zgjedhin gjithnjë e më shpesh është në bazë lëndësh të para të përzgjedhura dhe me një vlerë të shtuar shëndetësore. Çdo italian ha mesatarisht 85-90 gramë në ditë, dhe konsumet kanë rënë në krahasim me 20 vjet më parë, por ka më tepër kuriozitet dhe vëmendje ndaj prodhimeve të reja.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar