Qindra miliona euro po shpenzohen çdo vit në Kosovë për ndërtimin e rrugëve të reja, ku një pjesë e tyre, ende pa u përfunduar në tërësi po fillojnë të dëmtohen,pasi që cilësia e punimeve është jashtë çdo niveli. Një gjë e tillë ka ndodhur dhe po ndodh edhe në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, e cila arkës së shtetit I ka kushtuar rreth një miliardë euro.Në disa vende sidomos në rrethinën e Suharekës, numri I arnimeve që po bëhen aty, po rritet dita ditës, duke krijuar kështu minipunishte Brenda autostradës.
Por, ende pa përfunduar kjo në tërësi, Qeveria mori vendimin për ndërtimin e autostradës tjetër që lidh Shkupin me Prishtinën.Edhe në këtë, vetëm për asfalt do të shpenzohen më shumë se 600 milionë euro, pa e llogaritur këtu shpronësimin, I cili kanjë kosto më të madhe se 50 milionë euro.Të gjitha këto mjete duhet të paguhen nga arka e “zbrazur” e shtetit, e cila deri më sot është future në borxhe prej më shumë se 507 milionë euro. Por, kjo shumë deri në fund të vitit do të rritet edhe më shumë.
Ndërto rrugë e futu borxhe. Kjo është strategji që është aplikuar, dhe po aplikohet nga Qeveria në largim. Përmes rrugëve kjo e fundit ka marrë votat, edhe pse pjesa më e madhe e atyre që u kanë dhënë votën, nuk kanë mundur të shfrytëzojnë rrugët moderne, pasi qëvetura s’kanë pasur, e në këmbë, biçikletë e me kali, hyrja për ta është e ndalur gjithmonë. Rrugët e mira I duhen vendit, kur gjëra t tjera të jenë në nivelin e duhur, por jo edhe atëherë kur situate ekonomike në vend po rëndohet dita ditës.
Bukë, kripë e asfalt, qytetarët e Kosovës do të kenë me bollëk gjatë këtij viti, por edhe gjatë tri viteve të ardhshme. Për gjëra tjera Qeveria thuajse nuk po kujdeset fare. Politikanet janë afër qytetarëve vetëm gjatë fushatave parazgjedhore, por jo ende në rast kur këta kanë nevojë për ndihmën e tyre. Rasti I fundit I familjes Morina nga një fshat I Malishevës ku e zonja e shtëpisë nuk kishte miell për gjashtë fëmijët e saj tregon më së miri gjendjen ekonomike-sociale në vend.
Shteti të gjitha paratë po I shpenzon në projekte politike për të përfituar elektorat, e nuk është kujdesuar fare për projekte praktike nga të cilat do të përfitonte elektorati. Bujqësia edhe më tutje mbetet temë qendrore në Kosovë vetëm gjatë kohës sa zgjat fushata elektorale, por pas zgjedhjeve sa I përket kësaj fushe thuajse gjithçka përfundon, pasi që Qeveria nuk ka shprehur gatishmëri për ta zhvilluar atë e per t’ia ndalur hovin importeve, sidomos nga Serbia, por fatkeqësisht tek ne po ndodh e kundërta. Prodhimi po bie e importet po rriten dita-ditës.Po ashtu edhe kaosi në sektorin e prodhimin e përpunimin e qumështi I shfaqur ditë më pare në vend tregon për një situate shumë të rëndë ekonomike.
Institucionet qendrore të vendit duhet që urgjentisht të merren me projekte reale, e të lënë anash ato politike, pasi që funksionalizimi I sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në vend në masë të madhe do ta ulte numrin e të papunëve në vend, por edhe do të ndikonte në zhvillim ekonomik të vendit, duke rritur prodhimin, e duke I thënë lamtumirë importit I cili në masë të madhe ka dëmtuar të ardhmen ekonomike të vendit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com