Bukë me hudhra, gjalpë dhe rigon nga zonja Albana

Bukë me hudhra, gjalpë dhe rigon

Përbërësit:

  • 3 gota miell
  • 1 gotë qumësht
  • 1 gotë ujë
  • 1 lugë maja e thatë
  • 1 lugë sheqer
  • 1 lugë kripë
  • 1 kokërr vezë
  • 3 lugë gjalpë
  • 2 lugë hudhër të grirë imët
  • 1 lugë rigon
  • Djathë të butë pice

Përgatitja:

Përgatisim fillimisht majanë duke e vendosur në një enë me ujin dhe qumështin e ngrohtë ku shtojmë sheqerin dhe kripën. E trazojmë mirë, shtojmë vezën dhe më pas miellin gradualisht. E punojmë mirë brumin e bukës me duar. E lyejmë me gjalpë dhe e lëmë të pushojë mbuluar me një pecetë në një vend të ngrohtë që të vijë. Ndërkohë që brumi dyfishohet grijmë imët hudhrat dhe i trazojmë me rigonin dhe  rreth dy lugë gjalpë të temperaturës së ambjentit. Pasi brumi të ketë ardhur e punojmë mbi tyrezën e punës dhe hapim një petë të trashë duke i dhënë formë katrore. E lyejmë të gjithë sipërfaqen me salcën e aomatizuar dhe në fund e spërkasim me djathin e grirë. E presim petën në disa kuadrate të cilat i vendosim njëra mbi tjetrën në një tepsi duke realizuar një bukë si të prerë në feta. E lëmë përsëri të pushojë dhe më pas e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Sapo e nxjerrim nga furra ashtu të ngrohtë e lyejmë me furçë me pak gjalpë dhe e servirim.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut