Sa më thjesht, aq më bukur
Francezet e kanë perfeksionuar artin e të vënit pak (thuajse fare) makijazh. Prandaj, nëse jeni duke planifikuar t’i rregulloni sytë, atëherë buzët lini me ngjyrë natyrale. Ose nëse jeni duke i lyer buzët me ngjyrë të theksuar, atëherë makijazhin e syve bëjeni thjesht me një shtresë maskara.
Parfumi është gjithçka!
Në Francë nuk konsideroheni tërësisht e veshur derisa ta keni zhytur trupin në parfum. Është e rëndësishme të zgjidhni një parfum të cilin do ta vini gjithmonë, e të jetë ai parfumi që ju identifikon juve si person.
Lërini flokët natyrale
Vajzat franceze preferojnë flokët natyrale.
Bëni masazh fytyrës çdo ditë
Një këshillë sekrete antiplakje e vajzave franceze është t’i bëni masazh fytyrës çdo ditë sepse e rritni qarkullimin e gjakut dhe i parandaloni rrudhat e parakohshme.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com