Marina Vjollca është një nga moderatoret e dashura të ekranit por që i ka munguar publikut për një kohë të gjatë. Shkak për këtë është thënë se është bashkëshorti i saj Getoar Selimi.
Në një intervistë të tij ai ka pohuar se kjo mungesë e Marinës ka të bëjë me faktin se ajo është selektive në punët e saj. Ndërkohë ajo nuk ka lënë pas dore rrjetet sociale.
Në foton e postuar së fundmi një prej komentuesve e ka cilësuar si një ‘bukuri të bërë me operacione’. Këtë herë ky koment e ka bërë të reagojë Marinën e cila shprehet e habitur që ende e akuzojnë për diçka të tillë.