Bukurie Voka është 37-vjeçarja shqiptare nga Kavaja e cila edhe pse është me shami punon si shofere e një autobusi në Itali.
Gruaja shqiptare ka kapërcyer pengesat dogmatike dhe klishetë arkaike. E divorcuar dhe me një vajzë, ajo shkoi në Itali 13 vjet më parë, duke ndaluar në Bolonjë përpara se të vendosej përgjithmonë në Merano.
Në ditën e dytë të vitit, Corriere della Sera i ka kushtuar një shkrim të gjatë, ku theksi vihet dhe te shamia që ajo mban dhe te puna që bën. Kjo punë e bëri një simbol të emancipimit dhe integrimit të femrës.
“Ajo që bëj për mua është shumë më tepër sesa thjesht një punë sepse çdo ditë kam sigurinë të jem e dobishme për njerëzit”, shprehet Bukurie.
Nga gushti i vitit 2019, ishte pika e kthesës për të ku vendosi të punësohej si shofere. “Para se të merrja autobusët, në fakt, unë punoja në një depo frutash në Gargazzone'.
Intervista:
Si myslimane, si ndiheni që jeni bërë simbol i emancipimit dhe integrimit femëror?
Jam e lumtur nëse njerëzit më shohin si një simbol pozitiv. Sidomos nëse historia ime mund t’u japë shumë grave që përpiqen të arrijnë qëllimet e tyre pa u kushtëzuar aspak. Duke thënë këtë, duhet të them se gjatë shumë viteve që kam jetuar këtu, unë kurrë nuk jam ndjerë e përjashtuar ose viktimë e racizmit. Në Sasa, pra, kam një marrëdhënie të mirë me të gjithë.
Si lindi kjo zgjedhje për t’u bërë shofere autobusi?
Ishin dy momente vendimtare. E para ka ndodhur kur isha duke punuar në Gargazzone. Atje, shpesh mbaroja vonë dhe nëse nuk mund ta kapja autobusin në kohë, për mua do të thoshte të prisja një orë në të ftohtë ose në errësirë. Një ditë rastësisht u vonova, por shoferi, duke më parë duke vrapuar, ishte aq i mirë sa më priti. Një gjest që disa mund ta konsiderojnë banal, por që nuk e kam harruar kurrë. Arsyeja e dytë është takimi me shoqen time Maria, e cila ishte shofere. Ajo vazhdonte të më thoshte provoje … provoje … derisa u binda vërtet ta bëja.
Dhe si e priti familja juaj në Shqipëri?
Prindërit e mi ishin mjaft të befasuar, sepse në fillim nuk u tregova. Unë u përmbajta paksa duke mos ditur se si ata do të prisnin lajmin. Pastaj, duke e parë veten entuziaste për punën dhe të sigurt për atë që po bëja, vendosa t’i tregoja atyre për këtë. Ata më kuptuan dhe më mbështetën, gjithashtu sepse ndiheshin të lumtur dhe të qetë.
A keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë reagim me shije të keqe nga ndonjë koleg në lidhje me faktin se jeni një shofere femër dhe për më tepër me shami?
Jo, përkundrazi … një miqësi është krijuar gjithashtu me shumë prej tyre. Unë do të thoja që ata janë të lumtur që më kanë në punë. Pastaj, të gjitha gratë, pavarësisht nga përkatësitë e tyre fetare, kanë të drejtë të bëjnë atë që duan të përmbushin veten si njerëz. Për shembull, unë me të vërtetë i admiroj gratë police.
Nga udhëtarët?
Jo drejtpërdrejt. Në përgjithësi, udhëtarët janë shumë të mirë dhe të respektueshëm ndaj meje.
Çfarë atmosfere ka në kompani dhe çfarë vlerësoni më shumë për këtë mjedis multikulturor?
Ekziston një humanizëm i madh. Tek ne nuk është e rëndësishme nga vini por si dukeni dhe si silleni.
Si mendoni se do të shihej një grua me shami duke drejtuar një autobus në Shqipëri?
Sinqerisht nuk e di. Ndoshta do të dukej e çuditshme, por do të doja që ajo të trajtohej me respekt, pikërisht siç ndodh këtu.
Sa deshire do kisha te shikoja lart me lart femren shqiptare sidomos ne Itali.Italianet nuk kan faj se kur shqiptari behet tutori I femres shqiptare .meshkuj shkerdhata.uroj te ja japi zoti ke familje e vet nje dite
Përgjigjukavajoti tuti kani futi qenin ke duhani kjo pune.
PërgjigjuKjo do t'thote qe Italia dhe gjithe Europa nuk jane paragjykues te fese, pervec Myslimanve qe jane paragjykues ekstrem dhe te flliqur
PërgjigjuNa kepute bukurije Ndrro emrin dhe mos thuj jam shqpitare
PërgjigjuShqiperia eshte nje vend laik moj Bukurie , ne Shiperi femrat i kane dhene mjeteve te renda qysh ne vitet 50 te shekullit te kaluar. Ti shamine e ke vu vete nuk ta ki inponu njeri . Hajde pune te mbare Bukurie sna the ndo nje gje te re.
PërgjigjuBukur sh Bukurie,por edhe në Itali më duket pak snob si rast, Vlerëso Gjuhën E Kombin Shqip, përtej Fesë...!..
Përgjigjuik more me gjith keta qe duan te kthejn mbrapa rroten e historise. na prishin imazhin neper bote. shqiperia esht vend laik.
PërgjigjuJo mire
PërgjigjuNuk eshte ndonje merit e madhe, po turturon veten me shamin ne kok, sidomos kur esht ver tani hajt mo mundet edhe me kapuc leshi
PërgjigjuZoti te krijoi te lire, shamine ta veshi hoxha, baba dhe burri...
PërgjigjuNë Iran, Somali, Senegal,irak, grat dun me i heq shamit kurse në europe dun me i vu. Sa qudi kjo botë. Në itali nuk shprehen por e vërteta është se kto me shami nuk i do njeri me i pa me sy. Thjesh italianët kan pak frik me fol sepse akuzohen për rracizëm. Pra, kto me shami sidon kush me i pa me sy. Thjesht.
Përgjigju