Të rrekesh për të kuptuar “Sekretin” e këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong 2022, fituesen e Festivalit të 60-të të Këngës, do të ishte një tentativë sizifiane, për të ngritur muzikën vendase, nga humbëtira ku e hodhën me vetëdije, e pa ditur me ç ‘shkas, artistët organizatorë e gjykues të festivalit.
Vlen të kujtohet se në këtë edicion jubilar Drejtimi i Festivalit i takoi Martin Lekës, ndërsa Drejtimi Artistik u bë nga muzikanti Elton Deda..., një zë kritik ky i fundit i muzikës komerciale, e të fjalëve që rreshtohen pa rend e logjik duke u prezantuar si poezi...
Kënga “Sekret”, më e mira e këngëve të këtij edicioni, sipas jurisë së përbërë nga Anxhela Peristeri, Agim Doçi, Anxhela Faber, Osman Mula, Rozana Radi, Olsa Toqi dhe Olti Curri, është një tekst për të cilën ndonjë prej anëtarëve të jurisë, me shumë gjasa, nëse s’do të kishte qenë në atë pozitë, do të kish klithur “ku është poezia”?
E në fakt, duket e kotë të mundohesh të gjesh një vijë logjike të këtyre vargëzimeve, që përpos të tjerash, herë pas here janë edhe kontradiktore... “Ti je i jemi djalë prej Shqipërie” pasohet nga “Nuk e di si për tjetrën m’ke lon?”... Të kërkosh mëmësinë e dialekteve të përdorura në “shqip”, kur “për ta ndërkombëtarizuar këngën”, tekst shkruesja, që ndodh të jetë edhe këngëtarja, përdor edhe gjuhën angleze, por edhe atë spanjolle, do të ishte fare e pakuptimtë. Tek e fundit, kur fjalët tingëllojnë të pakuptimta edhe në shqip, ç ‘rëndësi ka në ç ‘gjuhë i thua...
Pra, duket si kthim pas në kohë, në tributë e hershme, kur në pamundësi për të gjetur fjalët, mund të ndihmonin për të dhënë mesazhe pasthirrmat, apo gjestikulacionet a kërcimet e egra... Në këtë rast e gjitha kjo performancë ndërtohet për të shprehur dashurinë, sepse subjekti ngjan se kërkon të tregojë për disa net dashurie... Pra një rrëfim romanticiteti, përmes një kërcimi të egër! Ose thënë në anglisht “Wild dance” , si kënga përfaqësuese e Ukrainës, që triumfoi në Eurosong, në vitin 2004, kaq e ngjashme me “Sekretin” tonë, por edhe kaq e ndryshme! Kompozicioni, mungesa e një lidhje logjike të subjektit me performancën, por mbi të gjitha tentativa për të imituar, ç’ka ka arritur sukses, e bën këtë situatë tragjikomike...
Akoma më të trishtë, e bën përfaqësimin e Shqipërisë në Eurosong, në këto kohë kur pandemia, varfëria, situatat ekonomike, politike, sociale apo edhe artistike ofrojnë një sërë tematikash, ku individi mund të gjente veten, e bën banaliteti! Imitimi i çdo faktori të ekzagjeruar, që nëse nuk mund të prodhojë art, i pa harmonizuar me elementët e tjerë, së paku mund të bëjë zhurmë...
Të flasësh për etnicitet, a identitet të performancës, kur edhe (zh)veshja është një miksim i çuditshëm e kaotik ku nuk mungojnë as elementët orientalë, sërish do ishte një tentativë absurde...
Akoma më absurde është, se lajmi që qarkullon këto ditë për këngën e përzgjedhur shqiptare, nuk është në fakt për këngën, por për një fotografi të hequr (s’dihet prej Eurosong apo rrjetit social Instagram) nga albumi i performancave të artistëve të Eurosong... Në të vërehet prekja në pjesë intime (pjesë e performancës së dancit, që kryesisht është përdorur si shprehje e dominancës mashkullore në artin e krijuar në rrugë), e megjithatë heqja e fotografisë e ka trishtuar pa masë këngëtaren, pasi kishte arritur sukses me mbi 25.000 pëlqime.
E gjithë kjo histori të kujton këngën e Elton Dedës, që ndryshe nga Ronela nuk arriti të fitojë çmim të parë në Festivalin e Këngës në edicionin e 56-të . Ishte kënga “Fjalët”, ku kantautori ndër të tjera shkruan:
“Brez i ri,
k’rrusur ecën
diellin vetëm la!
Fjalët,
kan’ harruar,
s’flitet si më parë!
Një mëndje falur rrjetesh
dritës blu që vret!
Dhe pagjum’si,
që shpirt’n e lirë e merr!”
E megjithatë, kënga “Sekret” e performanca që e shoqëron përbën një “stil modern”, sipas këngëtares, që ndoshta , siç ajo shpreson, do t’i hapë rrugët, për të lidhur edhe kontrata jashtë Shqipërisë... ndërsa se ç'do t’i sjellë Festivalit të Këngës, mbetet ta thonë organizatorët që e përzgjodhën...
Për këtë vit Festivali i Eurovision Song Contest, mbahet në Torino, në arenën “Para Olimpico”. Në 10 e 12 maj do të shfaqen dy gjysmëfinalet. Ndërsa finalja e madhe do të jetë në 14 maj. Mediet kanë raportuar se Shqipëria do të performojë e para. Ndërsa në intervistat e saj këngëtarja premton se në këtë edicion që mbahet nën sloganin “Bukuria e tingullit”, ndër të tjerash “do të kërcejë shumë”!
na cat trapin ju poetet e dynjas
PërgjigjuSikur te fitoje eurosong aziansong amerikansong etj etj fakti vijon te qendroje qe kjo zhurme eshte turp... nje arsye qe me shkon ne mendje pse kjo ka fituar eshte nje tavoline plot me vija te bardha mundesuar nga fituesja te cilat jane konsumuar nga juria para votimit :)))
PërgjigjuFyçkë , fyçkë , fyçkë , kudo dhe në çdo gjë. Sigurisht Ronela.
PërgjigjuUroj te shuhen dritat kur te « kendoje » (pellase) ajo fyçka, se ajo kenge eshte turpi i krijimtarise. Nuk e di dhe ne festival si mundi te fitoje, por besoj se nuk fitoi por e bene te fitoje kush e di per cfare arsye. Nuk do ma merrte mendja (dhe ndoshta nuk e ka bere) qe Elton Deda te jepte voten e tij per ate pseudo kenge. Ne te vertete as duhej pranuar ne festival jo te fitonte.
PërgjigjuTi hedhin edhe domate e vezë të prishura në skenë.
mediokritet....
Përgjigju