“Bukuria më ka penalizuar”, Ema Andrea rrëfen vështirësitë e karrierës: Gjithmonë kam dashur të iki nga Shqipëria

“Bukuria më ka penalizuar”, Ema Andrea rrëfen vështirësitë e karrierës: Gjithmonë kam dashur të iki nga Shqipëria

Ema Andrea

Tashmë ajo njihet si një nga aktoret me një karrierë mjaft të gjatë në Shqipëri. Ema Andrea shpeshherë përflitet për karakterin e saj të hapur dhe pa komplekse. E ftuar në “Pop Culture”, Andrea ka rrëfyer se bukuria e ka penalizuar gjithmonë.

“Në atë kohë jam penalizuar që kam qenë e drejtë edhe që kam qenë e bukur. E bukura gjithmonë paragjykohet sepse është mendja e mbyllur jo se ndërgjegjja nuk e do të bukurën”,-ka treguar Ema. Më tej aktorja ka treguar se gjithmonë ka dashur të largohet nga Shqipëria, por asnjëherë nuk ka mundur dot.

(Ema Andrea në "Pop Culture")

“E kam menduar që 16-17 vjeç të largohem nga Shqipëria. Gjithmonë kam dashur të largohem, por në një moment u dorëzova sepse ky vend gjente gjithmonë motiv për të më mbajtur, gjithmonë dilte një projekt. Ky vend më ka zgjedhur dhe e kam zgjedhur për një motiv”,- ka përfunduar Ema.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë