Modelja me origjinë shqiptare Klaudia Kalia zbuloi se i kanë kërkuar të jetë pjesë e një prej klipeve të ardhshme të Ariana Grandes.

E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ajo foli për angazhimet e saj në modeling dhe jetën e përfolur mes Abu Dhabit dhe Evropës.

Prej muajit gusht të verës që lamë pas, 19- vjeçarja ka nënshkruar kontratë me “Fashion Tv” dhe po përjeton një sukses ndërkombëtar.

Ende nuk dihen detaje, pasi nuk është nënshkruar një kontratë e mirëfilltë, por pritet të shohim se ç’do të ndodhë në vijim dhe a do ta shohim modelen si pjesë të klipit të këngëtares së famshme.

Klaudia