Ariana Grande i ka dhënë fund turneut të saj “Eternal Sunshine” në Londër, në një mbrëmje të mbushur me emocione, ndërsa tërhiqet nga jeta publike.
Gjatë koncertit të së martës në mbrëmje, Grande u shfaq në disa momente gati duke qarë, veçanërisht gjatë interpretimit të këngës “One Last Time”, e cila mori një domethënie të veçantë pas sulmit terrorist në Manchester në vitin 2017 dhe u kthye në një prej këngëve simbol për të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave.
Duke iu drejtuar publikut drejt fundit të shfaqjes, këngëtarja falënderoi fansat për mbështetjen e tyre.
"Kjo ka qenë një nga përvojat më të bukura dhe të jashtëzakonshme të jetës sime dhe doja vetëm të shprehja mirënjohjen time", tha ajo.
Muajin e kaluar, Ariana Grande njoftoi se do të marrë një pushim nga angazhimet e ardhshme që e vendosin në qendër të vëmendjes publike. Vendimi erdhi pas muajsh spekulimesh dhe diskutimesh intensive në rrjetet sociale rreth shëndetit dhe pamjes së saj.







Komente
Komento