TIRANE- Numri i vrasjeve në vendin tonë gjatë muajit tetor është ulur me 66,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, numri aksidenteve është zvogëluar me 11%, dhe po kështu edhe numri i vjedhjeve me armë është ulur me 71.4 %. Ndërsa rastet e shkatërrimit të pronës me eksploziv gjatë tetorit 2014 janë ulur me 61.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Këto janë të dhënat e publikuara nga Ministria e Brendshme për muajin tetor të këtij viti.
Sipas buletinit të muajit tetor të këtij institucioni, rezulton se gjatë muajit tetor të vitit të kaluar numri i veprave penale ka qenë 3312 ndërkohë që në të njëjtin muaj të 2014, numri i veprave penale është ulur me 3% , pra gjithsej 3213 vepra penale.
Qarku i Tiranës kryeson në realizimin e veprave penale, përkatësisht me 36 % te veprave penale.
Ndërkaq, pjesa më e madhe e autorëve të krimeve u përket moshës nga 26-45 vjeç, ndërsa arsimimi është kryesisht ai fillor për pjesën më të madhe.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com