Bulevardi i ri në Tiranë, punohet me
ritme të ngadalta, fiken makineritë

Bulevardi i ri në Tiranë, punohet me<br />ritme të ngadalta, fiken makineritë
TIRANË - Punimet për zgjerimin e bulervardit të ri, të nisur nga bashkia e Tiranës, po ecin me ritme tejet të ngadalta. Ndonëse kryebashkiaku Lulzim Basha e ka konsideruar projektin më ambicioz të kryeqytetit, makineritë e rënda të bashkisë rrallë ndizen për të bërë ndonjë punë pasi pjesën më të madhe të punës qëndrojnë të parkuara, pikërisht në zonën ku ndodhej stacioni i trenit. 

Po ashtu në këtë zonë ndonëse vetëm tek tuk mund të dallosh një punëtor bashkie, janë familjet rome që kanë pushtuar të gjithë territorit duke bërë pjesën më të madhe të punës së krahut. Ata gërmojnë në tokë, shëmbin magazinat dhe nxjerrin prej tyre mbetjet e hekurit të cilat i shesin për skrap. Janë me dhjetëra familje që janë punësuar në këtë zonë dhe që sigurojnë nga 1000-2000 mijë lekë në ditë nga shitja e tyre. 

Por mbledhja dhe shitja e hekurit për skrap ka sjellë gjatë ditës së djeshme përplasje masive mes romëve dhe familjeve që banojnë në këtë zonë, ndaj tani ata ruhen nga një patrullë e policisë bashkiake. 

Por punimet për bulevardin kanë sjellë edhe një kosto për ata që zgjidhnin trenin për të udhëtuar drejt Durrësit. Dy zonja vetëm sot e kanë mësuar se Treni është zhvendosur nga këtu dhe duhet të presin orën 14:15 për të marrë autobuzin falas që ka vënë bashkia e Tiranës për t'i çuar deri në Vorë, ku edhe është vendosur tani stacioni i Trenit.

Punimet për zgjerimin e bulevardit të ri kanë nisur me datë 7 shtator 2013 dhe do të zgjasin 24 muaj. Fondi në dispozicion të ndërtimit të stacionit multimodial është 26 milionë euro.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë