Bulevardi i Tiranës, Basha
indiferent ndaj Ramës

TIRANE- Edhe pas pohimit të Kryeministrit Rama për rishikimin e projektit të Bulevardit të ri të Tiranës, puna aty ka vazhduar normalisht. Puna ka nisur prej më shumë se një muaji për zgjatimin e bulevardit dhe  makineritë janë duke sheshuar zonën e parashikur në pjesën e parë të projektit. Ky projekt është vizituar sot nga Kryebashkiaku Basha, i cili e ka konsideruar këtë si projektin më strategjik të Tiranës. “Puna po ecën me ritmet e parashikuara, ndërkohë që nga Bashkia e Tiranës po intensifikohen përpjekjet për të zgjidhur përfundimisht të gjitha çeshtjet e lëna pezull, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me shpronësimin e pronarëve”- theksoi zoti Basha.

Ai theksoi se bulevardi i ri i Tiranës ka nisur të japë impaktin e parë që është hapja e vendeve të reja të punës Kryebashkiaku  ka përgëzuar inxhinierët dhe punonjësit që brenda një kohe të shkurtër kanë bërë të mundur zhvendosjen e shinave të hekurudhës, dhe kanë nisur punimet inxhinierike nëntokësore.  Ky është një investim prej 208.7 milionë lekësh, është një projekt për  mirëqenien, projekt zhvillimi ekonomik, projekt  punësimi dhe do të vazhdojë ashtu siç ka nisur si dhe  do të përfundojë brenda kohës së premtuar. “Projekti i bulevardit të ri është padyshim projekti më strategjik që Bashkia e Tiranës tashmë ka vënë në shinat e zbatimit, dhe si i tillë po përmbush një nga hapat e tij të parë të përfitimit për qytetarët e Tiranës, që është krijimi i vendeve të reja të punës”,-tha Basha.

Shkrimi u publikua sot (3.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës

Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës