Bulevardi i Tiranës, ja një nga
projektet e italianeve në 1928

Bulevardi i Tiranës, ja një nga<br />projektet e italianeve në 1928
TIRANE- Ky është një nga projektet e arkitektëve italianë për Tiranën të vitit 1928, marrë nga libri “Architetti e ingegneri italiani in Albania”. Kanë kaluar vetëm tre vjet nga shpallja e Tiranës kryeqytet i Shqipërisë nga Asambleja Kushtetuese, 1925.

Sipas Arkivit Qendror Teknik plani i parë Rregullues është ai i vitit 1923 realizuar nga austriakët. Ky nuk është një plani i mirëfilltë por kërkon të drejtojë rrugët dhe rrugicat e shtrembra të qytetit. Qendra e qytetit është përsëri Pazari. Ndërsa plani i dytë Rregullues është ai i vitit 1926 ku kontrollohet për herë të parë qendra e qytetit dhe aksi Veri-Jug i Bulevardit.

Ky është më tepër një rishikim i Planit Rregullues të vitit 1923 në drejtim të sistemit rrugor. Ndërkohë projekti i parë për Tiranën si Kryeqytet ka qenë ky projekt i arkitektëve italianë për Tiranën të vitit 1928, gjatë periudhës së Mbretit Zog. Në këtë Plan Rregullues duket qartë sistemi kuadratik i rrjetit rrugor sidomos në zonën e Bulevardit, ku duket edhe Universiteti dhe hapësirat e bollshme rreth tij.

Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?