Bulevardi,Rama: Do rishikohet
Basha: Rama është xheloz

Bulevardi,Rama: Do rishikohet<br />Basha: Rama është xheloz
TIRANE - Një përfaqësi e banorëve të cilët jetojnë  tek Stacioni i Trenit ku është parashikuar të kalojë Bulevardi i ri është takuar mesditën e sotme, në orën 13:00, me kryetarin e bashkisë Lulzim Basha.

BANORËT BIEN DAKORD ME BASHKINË E TIRANËS
Banorët e zonës së trenit ku do të kalojë Bulevardi i ri, kanë rënë dakord me propozimin e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha.

Gazetarja e Shqiptarja.com, Esmeralda Keta bën të ditur se, “gjatë një takimi të nisur në orën 13:00 banorët kanë pranuar që në këmbim të banesave të tyre të marrin të tjera banesa në ndërtesat e reja që do të ngrihen aty”.

Banorët protestuan dje pasdite para bashkisë kundër vlerës me të cilën u është vlerësuar prona ku do të kalojë Bulevardi i ri. Ata thonë se çmimi i shpronësimit është shumë më i ulët se vlera e tregut aktual.

REAGON BASHA: RAMA KA XHELOZI ME PROJEKTET PUBLIKE
Projekti i zgjerimit të Bulevardit drejt Paskuqanit nuk mund të zhbëhet. Rama është xheloz”. Ky ka qenë reagimi i kryebashkiakut Lulzim Basha, ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, për rishikim të projektit të bashkisë së Tiranës për ndërtimin e bulevardit të ri te Stacioni i Trenit. Basha ka deklaruar se projekti do të përfundojë ashtu siç ka nisur, dhe brenda afateve të përcaktuara. “Zoti Rama ka një xhelozi të hershme me projektet publike në tërësi dhe me projektin e Bulevardit të Tiranës, por kjo është çështje e tij personale.

Ai tashmë do të respektohet si qytetarë i Tiranës, sepse nuk është më Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me erdhi keq tek e dëgjova të shprehej dje me të njëjtin fjalor që është shprehur para disa vitesh për rrugën e “Kombit” kur e quajti “Rruga e asgjëkundit”, tani e quajti “Bulevardin e ri të Tiranës “Bulevardi i asgjëkundit”. Bulevardi i ri i Tiranës është hartuar nga ekspertët më të mirë botërorë.

Pas një konsulence të gjerë me publikun kryeqytetas, banorët dhe me ekspertët më të mirë vendas, bulevardi i ri përbën sot jo vetëm projektin më strategjik të kryeqytetit të shqiptarëve, por në të njëjtën kohë edhe një nga projektet që do të çelë shumë perspektiva pozitive për qytetarët e qytetit tonë. Është një projekt mirëqenie, projekt zhvillimi-ekonomik, projekt-punësimi dhe do të vazhdojë ashtu siç ka nisur do të përfundojë brenda kohës së premtuar. Sa për të tjerat në qoftë se i ka harruar kufijtë e ligjit dhe të Kushtetutës që duket ditë për ditë që i ka harruar do t’ia kujtojmë rast pas rasti” -u shpreh Basha.
 
RAMA: DO RISHIKOJME PROJEKTIN
Ndërkohë në një intervistë televizive mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama tha se, "Këshilli i Rregullimit të Territorit do të rishikojë projektin e Bulevardit të ri që ka nisur të ndërtohet nga Bashkia e Tiranës".
Sipas kryeministrit, "rishikimi do të bëhet me qëllim që të mos lindin probleme të mëvonshme. Por sipas Ramës, qeveria do të kërkojë mirëkuptimin e Bashkisë së Tiranës, për rishikimin e këtij projekti".

DJE BANORET TAKUAN BASHEN
Takimi u premtua pasditen e djeshme  nga vetë kryetari i Bashkisë Lulzim Basha.  

“Është trajtuar kjo çështje dhe u kemi thënë: Bashkia nuk e ndryshon dot ligjin, por bashkia ka parë se çmimet janë të paarsyeshme. Kemi parë se me ato shtëpi nuk blini dot shtëpi tjetër. Dhe bashkia i ka thënë grupit tuaj, që jemi dakord që me ndërmjetësimin e bashkisë për çdo shtëpi të prishur të gjejmë një banesë për ata banorë. S’është e lehtë se nuk e bëjmë dot me lekë publike”, - ka thënë Basha. Ndërkohë që banorët këmbëngulin në rivlerësim të tyre.

Po dje nuk është zhvilluar mbledhja e këshillit bashkiak, e thirrur pas 5 muajsh, pasi këshilltarët e majtë, të PS dhe LSI-së, që tashmë kanë shumicën në këtë këshill, nuk janë paraqitur në këshill. Ata u janë bashkuar qytetarëve protestues dhe kanë zhvilluar për më se një orë takim me ta, ku i kanë mbështetur pretendimet e tyre. Këshilltarët e majtë, u kanë thënë banorëve që shpronësohen nga ndërtimi i bulevardit të ri se çmimet me të cilat janë vlerësuar proinat e tyre janë të ulëta, dhe ata do të punojnë që të mund të ketë një rishikim të tyre.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)