Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borissov është shpallur favorit për zgjedhjet legjislative që do të zhvillohen të dielën, por ka lënë të dyshohet mbi kapacitetin e tij për të formuar një koalicion qeveritar, në një intervistë të dhënë për televizionin bullgar bTV.

"Nëse ne kemi 110-115 deputë, do të jem i detyruar të kërkoj një zgjidhje. Përndryshe, të tjerët formojnë një qeveri", theksoi shefi i konservatorëve bullgarë në mënyrë për të paralajmëruar zgjedhësit në përpjekje për t'i mobilizuar , ndërkohë që maxhoranca absolute në Parlament është 121 deputetë.

'Në kuadër të kësaj, ai theksoi se nuk ishte në gjendje të qeveriste vendin. Nuk di me kë dhe si do të formoj një koalicion", theksoi ai.

Partia e tij  "Gerb" mori 34 për qind të votave, sipas një sondazhi të publikuar dje nga instituti "Alpha Research" dhe do të mund të zgjedhë gjithashtu 98-100 deputetë në asablenë e re.

"Blloku reformator është aleati ynë i vetëm i mundshëm, por ata nuk reshtin së kritikuari që prej një muaji", shtoi Borissov.
Ky formacion i qendrës së djathtë antikomuniste mund të sigurojë 16-18 deputewtë, por nuk do të mbështesë një kandidaturë të Boiko Borissov për tu bërë kryeministër.

Sipas të njëjtit studim, socialistpt do të renditen në vendin e dytë me 20 për qind të votave dhe 53-55 vende, para liberalëve të partisë së minoritetit mysliman (15 për qind, 44-46 vende).

Parlamenti i ri mund të përbëhet nga gjashtë parti të ndryshme (një formacion populist dhe tjetri nacionalist) duke vështirësuar lojën e aleancës për formimin e një qeverie.

Kryeministër nga viti 2009 deri në 2013, në krye të një qeverie minoritare, Boiko Borissov u ndodh në situatën e fituesit të zgjedhjeve legjislative në maj 2013, por i paaftë për të siguruar një maxhorancë parlamentare.

ATSH