Qeveria e Bullgarisë dha dje dorëheqje pas protestave të dhunshme mbarëkombëtare që vazhduan për disa ditë kundër CEZ dhe ngritjes së çmimit të energjisë. Protestat u kthyen edhe kundër qeverisë, ku demonstruesit akuzuan qeverinë për dështim në frenim të korrupsionin të përhapur dhe për të përmirësuar standardet e jetesës.
Kryeministri Bojko Borisov në një fjalim të tij dje (të mërkurën) në parlament tha se, qeveria e tij e qendrës së djathtë nuk dëshiron më shumë dhunë dhe i kërkoi dorëheqjen para parlamentit.
Pavarësisht dorëheqjes së qeverisë, protestat vazhduan edhe dje. Rreth një mijë kundërshtarë të kryeministrit si dhe disa qindra mbështetës të tij të mbledhur në qendër të qytetit, janë mbajtur larg nga policia të armatosur rëndë.
Dorëheqja i hap rrugën tashmë zgjedhjeve të parakohshme, që mund të mbahen në pranverë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)