BULLGARI - Ndryshe nga sa ndodh në vendin tonë, ku problemet me kompanitë e huaja zgjidhen me heqje te licencës, në Bullgari protestat e qytetarëve kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike kanë çuar në largimin e ministrit të Financave, Simeon Gjankov.

Zyra për mediat në qeverinë bullgare ka konfirmuar shkarkimin e Ministrit të Financave Simeon Gjankov. Ky shkarkim ka ndodhur pasi mijëra qytetar kanë protestuar kundër faturave të larta të energjisë elektrike.

Demonstratat janë organizuar në 20 qytete, ku është kërkuar dorëheqja e kabinetit qeveritar dhe të distribucionit të energjisë. Demonstruesit kanë hedhur gurë, fishekzjarrë, shishe, vezë dhe domate. Ata kanë djegur faturat e energjisë dhe kanë sulmuar zyrtarë të kompanive përkatëse në 5 qytete. Protestuesit kanë kërkuar edhe nga kryeministri Boyko Borisov të japë dorëheqje.

Redaksia Online
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)