Disa orë pasi kishte deklaruar se do vazhdonte të mbante postin e kryeministrit, Borisov i komunikoi Parlamentit bullgar se ai do të dorëhiqej dhe e gjithë qeveria do të jepte dorëheqjen sot në mesditë.
Kryeministri tha se kishte vendosur për të shkuar pas protestuesit kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Gjatë protestave, protestuesit u përleshën me policinë në Sofje dhe 25 persona u shtruan në spital. "Unë nuk do të marrë pjesë në një qeveri ku policia rreh njerëzit. Çdo pikë gjaku e derdhur është turp." - tha Borisov.
Pas dorëheqjes së Borisov pritet të krijohet një qeveri teknike dhe Borisov tha se nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në të. “Dje ne bëmë maksimumin për të kënaqur kërkesat e protestuesve. Prej tani e në vazhdim nuk kemi asgjë çfarë të bëjmë për ti ndihmuar ata”- tha ai.
Borisov u përpoq që të qetësonte tensionin dje në mesditë kur në një konferencë për shtyp (12:30, 19 shkurt) deklaroi se Kompania ceke, CEZ e cila kishte monopolin mbi shpërndarjen e energjisë në Bullgarinë perëndimore do i hiqej licenca brenda ditës. Madje nuk bëri asgjë as premtimi i Borisov se do të ulej çmimi i energjisë me 8% nga 1 marsi, përkundrazi rritën tensionin.
Prej disa ditësh Bullgaria është përfshirë në protesa kundër mbifaturimeve dhe çmimit të lartë të energjisë elektrike nga kompania çeke “CEZ”. Protestat e shtrira në gjithë Bullgarinë të cilat kanë filluar prej disa ditësh sa vinin e bëheshin më të forta. Stacioni televiziv më i madh bullgar tregonte dje atmosferën në kryeqytet, e cila ngjante me një luftë civile. Me postera në duar ku shkruhej “Të ndjekim shembullin e Shqipërisë”, ata kërkonin largimin e kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë “CEZ” nga vendi i tyre.
Kryeministri bullgar po ashtu theksoi se ai nuk do të ishte pjesë e qeverisë së përkohshme para zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme legjislative, të cilat janë të parashikuar të mbahen gjatë muajit korrik të po këtij viti. Por pas këtyre zhvillimeve nuk dihet ende me siguri nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen tani përpara afatit.
KUNDERPERGJIGJET CEKIA: BULLGARIA TE ZBATOJE LIGJIT, DO E DISKUTOJME NE KE
Nga Praga kryeministri cek tha se priste nga Bullgaria “të plotësonte detyrimet ndërkombëtare si dhe marrëveshjes për mbrotjen e investimeve, në këtë rast dhe të CEZ.”
“Problemi i çmimeve të larta të energjisë elektrike në Bullgari është i politizuar dhe deklaratat nga përfaqësuesit bullgarë lidhur CEZ janë "jashtë-standardeve", tha Petr Nečas, kryeministri cek, cituar nga agjencia CTK. Ndërkohë që ministry i Tregtisë dhe Industrisë çeke Martin Kuba tha se kishte ndërmend të diskutonte situatën në Komision Europian. Sipas Kuba, sjellja e Bullgarisë është e paprecedentë dhe situata është alarmante.
Sistemi i shpërndarjes së energjisë në Bullgarië është i ndarë në 3 rajone dhe kontrollohet nga firma ceke, CEZ, Energo-Pro dhe Austria's EVN. Në Bullgari, kompania ceke “CEZ” ka marrë detyrën e shpërndarjes së energjisë për pjesën perëndimore të vendit që nga viti 2004, duke përfshire këtu edhe kryeqytetin Sofje. Pas Shqipërisë ky është rasti i dytë në rajon që kompanisë ceke i hiqet licenca për parregullsi dhe shkelje në punën e saj.
(sg/shqiptarja.com)