SOFJE - Një përplasje midis grupeve të studentëve shqiptarë dhe atyre bullgarë ka sjellë si pasojë katër të plagosur, pas një grindjeje të ndodhur në qytetitin e Blagoevgrad në jug perëndim të Bullgarisë.
Media lokale standartnews.com raporton se gjithçka ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, kur dy grupet e studentëve janë përplasur midis tyre në një lokal në zonën universitarë të qytetit.
Aktualisht tre shqiptarët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën dhe pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në urgjencë janë kthyer në konvikt.
Për ngjarjen policia lokale ka nisur një hetim, ndërsa mësohet se gjithçka ka pasur motive banale, pasi të rinjtë kanë filluar të ofendohen mes tyre e më pas të përleshen me grushte.
Por sikur të mos mjaftonte përleshja e studentëve në ambjentet e lokalit, një shqiptar i katërt është hakmarrë për 3 bashkëkombasit e tij, pasi ka hyrë në sallën e urgjencës dhe ka goditur me grusht në fytyrë një prej studentëve bullgarë, që po merrte mjekim.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com