Bullgaria zhvillon ditën e sotme zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që janë të dytat në këto 20 muajt e fundit.

E cilësuar si anëtarja më e varfër e Bashkimit Europian, Bullgaria ka dërguar me miliona njerëz, ditën e sotme, drejt kutive të votimit pas një periudhe disa mujore që drejtohej nga një qeveri teknokratike.

Sondazhet paraprake hedhin dritë mbi një fitore të partisë së djathtë GERB, me në krye Bojko Borisov, i cili dhe dha dorëheqjen në 2013 pas manifestimeve kundër varfërisë dhe korrupsionit. Por edhe nëse kjo ndodh, gjithmonë sipas sondazheve, partia e 55-vjeçarit Borisov nuk mund të ketë mazhorancën absolute në Parlament.

"Tani për tani unë nuk shoh se si dhe me të cilët për të formuar një qeveri" Raportohet të ketë deklaruar pak orë më parë për mediat Bojko Borisov.

Rivalët kryesorë të GERB janë socialistët BSP  dhe partia etnike turke DPS.
 
Bullgarët votojnë në zgjedhje të parakohshme pikërisht pas dorëheqjes, në Korrik, të qeverisë që kryesohej nga socialistët dhe DPS. Kjo dorëheqje erdhi pas përçarjeve brenda koalicionit dhe pas humbjes së rendë në zgjedhjet e Majit për Parlamentin Europian.
 
Aktualisht Bullgaria është e prekur nga protesta masive mbi standardet e ulëta të jetesës dhe gjithashtu dhe nga një krizë e rendë bankare që po trondisin në themel stabilitetin e vendit.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)