Në Bullgari paga minimale për punëtorët së bashku me rritjen prej 20 leva të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave e cila hyn në fuqi më 1 janar të viti 2015 arrin në 360 leva (180 euro).
Sipas të dhënave të Eurostat, mësohet se pavarësisht rritjes së bërë, në mesin e vendeve anëtare të BE-së që prej vitit të ri, paga më e ulët minimale do të jepet përsëri në Bullgari. Ndërkohë, sipas të dhënave të Instituti Kombëtar i Statistikave të Bullgarisë (NSI) njoftohet se në vendin me popullsi prej 7.3 milion banorë në vitin 2013, 1 milion 500 mijë qytetarë u përpoqën të jetojnë me 285 leva të ardhura mujore nën vijën e varfërisë.
Bullgaria edhe pse është anëtarësuar në BE që me 1 janar të vitit 2007, nuk ka mundur akoma të mbajë lart nivelin e dëshiruar të produktivitetit dhe rritjes ekonomike.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)