SOFIE- Parlamenti i Bullgarisë ka votuar për të shfuqizuar një marrëveshje për një tubacion i cili do të transportonte naftën ruse në Greqi. Në një votim 115-25, ligjvënësit mbështetën sot propozimin e qeverisë për të tërhequr marrëveshjën e nënshkruar në vitin 2007.
Me anë të kësaj marrëveshje parashikohej vendosja e 280 kilometrave tubacion për të transportuar naftën ruse dhe kaspike nga porti bullgar Burgas në Detin e Zi në Aleksandropolis në verilindje të Greqisë, duke anashkaluar ngushticën e Turqisë, Bosforin.
Qeveria në largim e kryeministrit Boiko Borisov thotë se projekti - në një kosto të llogaritur prej ndërmjet $ 1,5 miliard dollarë nuk mund të ekzekutohet sipas kushteve financiare të marrëveshjes së vitit 2007.
Një vit më parë, Bullgaria i propozoi Rusisë dhe Greqisë të anulojnë marrëveshjen, duke thënë se ajo do të tërhiqet në mënyrë të njëanshme pas kalimit të një periudhe 12-mujore, informon europaelire.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com