Bulqizë, aksi Klenjë – Streblevë, njësia Trebisht e bllokuar tërësisht  nga dëbora e rënë gjatë ditëve të fundit.

Në këtë aks ka pasur  dhe një furgon që ka mbetur i bllokuar për dy orë rresht,  për shkak të situatës së krijuar prej reshjeve të dendura të dëborës.

3 Fshatra me rreth 500 banorë kanë mbetur të izoluar duke vështirësuar jetën e banorëve në këto zona.

Ndërsa  banorët nga ana tjetër iu bëjnë thirrje emergjencave civile dhe institucioneve  përkatëse për të dërguar mjete të posaçme për zhbllokimin e  rrugëve kryesore që lidhin këto fshatra me njëri-tjetrin. 

a.m/Shqiptarja.com