Dhjetëra banorët e komunës Fushë Bulqizë dhe Zercan kanë protestuar për mbi faturimet nga OSHEE. Banorët kanë bllokuar njërin krah të rrugës nacionale Bulqizë –Peshkopi në vendin e quajtur ura e Qytetit. 

Banorët e këtyre zonave kundërshtojnë mbi faturime në 2011-ën, pasi sipas tyre ajo janë abuzime të OSHEE me sahatët matës.
 
Qytetarët shprehen se në matësa është ndërhyrë në kundërshtim me ligjin. Ata hedhin dyshime se tre persona janë paraqitur si punonjës të OSHEE dhe kanë ndërhyrë në matësa me arsyetimin e kontrollit e balancimit të tyre, por ata nuk njihen si faturistë as nga kolegët e tyre.
 
Mendohet se këta tre shtetas janë nga Shkodra. Banorët paralajmërojnë të tjera protesta deri në zgjidhjen e problemit të tyre.

Ata janë të revoltuar edhe për mënyrën sesi po veprohet në lidhje me mbifaturimet selektive që po ndodhin në komunat e tyre, ku vetëm një pjesë e banorëve po penalizohen padrejtësisht duke apeluar që qeveria të shohë me seriozitet problemin e tyre në të kundërt do të bllokojnë rrugën nacionale deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)