BULQIZE - Një grabitje ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Ostren në Bulqizë, në aksin Qerenec-Ostren, ku dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një kambist. Ai quhet Ultim Tomja dhe shuma e grabitur është treqind mijë lekë.
Policia ka arrestuar njerin prej grabitësve, Shefki Mukja dhe është në kërkim të bashkautorit tjetër Mehmet Likja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, kur Tomja udhëtonte me një kamion të drejtuar nga Astrit Koleci. Gjatë kalimit nëpër një rrugë rurale, 2 persona të armatosur me kallashnikov dhe me fytyra të mbuluara, i kanë kërkuar shoferit të ndalojë. Policia, pasi ka marrë dëshmitë e të dyve, u vu në kërkim të autorëve duke realizuar arrestimin e shpejtë të njerit prej tyre.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com