BULQIZË - Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një të ri pasi i është gjetur një sasi fishekës. Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se, në pranga mbrëmjen e sotme është vënë Sajmir Sejfullai, 30 vjeç.
Të arrestuarit, mësohet se i është sekuestruar një sasi municionesh luftarake në makinën e tij tip Fiat AA 334 ET. Atij i janë gjetur, 80 fishekë dhe dyshohet për armëmbajtje pa leje. Policia ka nisur kontrollin e banesës.
Policia ka bërë të ditur se është bllokuar edhe makina e 30-vjeçarit, pasi ai ishte në gjendje të dehur dhe pa patentë. Sajmir Sejfullai është nga fshati Zdojan dhe ishe dënuar në vitin 2010, me dy vite burg nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com