BULQIZE-Mbrëmë gjatë natës ka shpërthyer një minierë kromi në Bulqizë.

Sipas policisë lënda shpërthyese është vendosur në galerinë 29/50 në thellësi të saj në zonën “D”.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar armatura mbajtëse.

Në vendin e ngjarjes  janë gjetur dhe sekuestruar dy copa fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të verdhë të djegur.

shperthim bulqize
(Miniera ku ndodhi shpërthimi me tritol)

Policia e Dibrës ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar,  F.B, për të cilin për shkak të hetimit nuk jepen të dhëna të tjera. Po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com