D.N ka kallëzuar në polici, se në rrugë, Z.Gj, e ka ngacmuar seksualisht me fjalë dhe më pas ka tentuar që ta marrë me forcë në automjetin e tij.
Menjëherë nga specialistët e policisë është bërë kapja e shtetasit të lartëpërmendur, ku është konstatuar se kishte konsumuar alkool, ku pasi i është berë testi i alkoolit me aparatin Drager ka rezultuar i dehur në masën 0.62 mg/l.
Pas veprimeve të para hetimore të kryera shtetasi i lartë përmndur është arrestuar për veprat penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, si dhe “Vepra të turpshme”, parashikuar nga nenet 291, 108/a të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com