Një 13-vjeçare ka mbetur e lënduar aksidentalisht sot në qytetin e Bulqizës, teksa ishte duke luajtur te këndi i lojrave. 

Policia bën të ditur se e mitura e dëmtuar është M.B, 13-vjeçe, banuese në Bulqizë.

Ajo ka qenë duke luajtur në këndin e lojrave, konkretisht në pistën e makinave (me korent), në lëvizje e sipër, aksidentalisht është aksidentuar nga makina që e drejtonte vetë ajo.

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, 13-vjeçarja është transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com