BULQIZË - Nuk i lënë të futen në galeri, 50 minatorë të Bulqizës janë futur në grevë urie. Siç bëhet e ditur nga Bulqiza, minatorët e zonës D, nuk janë lejuar që të hyjnë në galeri për të nisur punën, nga policia private e kompanisë së kromit, TurAlba. Pas këtij veprimi, në shenjë proteste ata kanë thyer ambientet e garderobës dhe kanë nisur grevën e urisë.
MINATORET PER A1 REPORT: DUAM TE PUNOJME
Duke folur për A1 Report, drejtpërdrejti nga Bulqiza, minatorët kanë kërkuar që të zgjidhet çështja e firmës me qëllim që ata të punojnë normalisht, pasi kanë disa javë pa punë dhe janë pa ushqime. Minatori Hamdi Kurti, gjatë bisedës së tij drejtpërdrejt në A1 Report, ka deklaruar se, janë 400 frymë njerëzore që nuk kanë ushqim të hanë.
“Ne duam të punojmë e nuk duam t’ja dimë se e kujt është firma. Ne jemi 400 frymë që kemi ngelur pa bukë. Askush nuk ka jep ne dhe ne do të rrimë në grevë urie. Kërkojmë zgjidhje nga firma dhe nga Ministria e Energjitikës dhe Industrisë, e cila ka bllokuar punën në këtë minierë”, tha Kurti gjatë lidhjes telefonike me gazetaren Sadiela Olloni.
Sipas tij, asnjë nga sindikatat nuk na ka ardhur në mbështetje. Duke folur për grevën ai tha se, “ është nisur në orën 07:00 të mëngjesit e do e vazhdojmë deri sa të zgjidhim çështjen tonë. Neve na intereson që të shkojmë në punë dhe të marrim paratë. Vetëm firma jonë është e bllokuar, pasi të gjithë të tjerët janë në punë”.
Një tjetër minator, kërkon zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Ne jemi pa punë, duam që të punojmë të marrim paratë. Punonjësit nuk kanë asnjë faj, pasi ne duam bukë dhe bukë. Ne duam zgjidhje dhe do të vazhdojmë deri sa të gjejmë zgjidhje”, tha ai gjatë bisedës me A1 Report.
Ndërkaq, Agron Basha, kreu i sindikatës së minatorëve në zonën D, tha se kanë një muaj që rrinë pa punë edhe pse, kontrollet i kanë nxjerrë minierat të rregullta.
“Kemi një muaj që dëgjojmë fjalë të ndryshme, se kush do e marrë galeritë. Gjatë kontrolleve të bëra është dalë në përfundimin se minierat janë të rregullta. Sot na është bllokuar garderoba dhe kemi hyrë forcërisht në këtë ambient. Është e njëjta lojë, dramë që bëhet në Bulqizë”, tha Basha për A1 Report.
Kompanisë Turalba i është pezulluar puna nga Ministria e Energjitikës dhe Industrisë, për shkak të kushteve të paplotësuar. Disa ditë më parë, ishin 5 minatorë që tentuan që të vetëdigjeshin pasi nuk po lejoheshin që të punonin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com