53 bimë narkotike kanabis u asgjësuan ditën e sotme në Bulqizë në vendin e quajtur "Ormani i Shupenzës".

Lënda narkotike, e cila u asgjësua me anë të djegies, u gjet gjatë një kontrolli të ushtruar nga polica në një tokë pa pronarë të hapur rishtaz.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

[gallery]23329[/gallery]
Njoftimi i plotë i policisë:
Asgjësohen 53 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Bulqizë në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë ditës së sotme  kanë goditur një tjetër rast.
Është ushtruar kontroll  në njësinë Administrative Shupenzë, Bulqizë, dhe në vendin e quajtur "Ormani i Shupenzës", ( një tokë pa pronar) u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 53 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva, të kultivuara në tokë të hapur rishtas.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.


kanabis
   Kanabisi i asgjësuar nga policia në Bulqizë
kanabis
   Kanabisi i asgjësuar nga policia në Bulqizë
kanabis
   Kanabisi i asgjësuar me anë të djegies nga policia në Bulqizë


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com