BULQIZE - Banorët e fshatit Klloçishtë në Bulqizë kanë protestuar sot para OSSHE për mungesën e energjisë. Shqetësimi i tyre ka qënë ai i mungesës së energjisë elektrike si dhe mbifaturimet që u janë bërë.

Energjia elektrike në këtë fshat është është shkëputur prej disa ditësh edhe pse banorët shprehen se ata janë të rregullt në pagesat e faturave të energjisë elektrike.

Sipas banorëve të fshatit Kollçisht, OSSHE i ka kërkuar këtyre të fundit që të paguajnë sërish. Ndërkohë operatori i shpërndarjes nuk ka reaguar në lidhje me këtë çeshtje.

Redaksia Online
(f.m/Shqiptarja.com)