BULQIZE - Një mikrobus me rreth 20 studentë mbeti i bllokuar në Bulqizë si pasojë e motit të keq. Mësohet se mikrobusi me ngjyrë të verdhë dhe targa AA 161 IE drejtohet nga Muharrem Muça. Mjeti qëndroi i bllokuar nga ora 7:00 deri në 10:30 të mëngjesit në Radovesh, në afërsi të vendit të quajtur Ramnagor në Bulqizë. 

Mikrobuzi po transportonte 20 studentë, 18 vajza dhe 2 djem nga fshatrat Ostren i Vogël, Ostren i Madh dhe fshati Orzhanvoa. Studentët kishin ardhur për pushimet e fundvitit dhe do ktheheshin ne Tiranë ku vazhdojnë studimet e larta, por për shkak të gjendjes së vështirë të rrugës dhe bllokimit ata janë kthyer në shptëpitë e tyre.
 
Drejt vendit të ngjarjes shkuan forcat e policisë së Bulqizës si dhe borëpastrueset për t’u ardhur në ndhimë të bllokuarve dhe për të mundur zhbllokimin e situatës.
 
Studentët janë kthyer në këmbë në shtëpi dhe nuk do të munden të ndjekin mësimin ditën e hënë dhe ditët në vijim deri sa situata të përmirësohet. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)