BULQIZE - Një banesë është shkrumbuar nga zjarri këtë të mërkurë në fshatin Ostren të Bulqizës. 

Shtëpia në pronësi të shtetasit Fehmi Duka është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke bërë që familja 6 anëtarëshe të përfundojë në qiell të hapur në këto ditë të ftohta dimri. Nuk dihen ende shkaqet e djegies së banesës, ndërsa s'raportohet për persona të lënduar, pasi familjarët kanë dalë në kohë nga shtëpia.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com