Administratori i një lokali ka rënë në prangat e policisë së Dibrës, për ‘Organizimi të llotarive të palejuara’ dhe ‘Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara’.
Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan 3 makineta që shërbejnë për lojëra fati, 1 kompjuter dhe 1 printer për ofrimin e lojës bingo.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në ambiente të ndryshme ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.
Gjatë kontrollit në subjektin (lokal bar-kafe), në administrim nga shtetasi D.M., në qytetin e Bulqizës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 makineta që shërbejnë për lojëra fati, 1 kompjuter dhe 1 printer për ofrimin e lojës bingo.
Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi D.M., 37 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.
Komente









